Milani sheh zonën Champions,
fitojnë Real Madrid e Atletico

Milani sheh zonën Champions,<br />fitojnë Real Madrid e Atletico<br>
Vazhdon forma shumë e mirë e Milanit që mposhti 1-0 Sampdorian dhe ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të shtatë por sheh edhe zonën Champions pasi tashmë është vetëm 7 pikë larg. Gjithçka ndodhi në minutat e para ku fillimisht ishte portieri i Sampdorias Viviano që i priti penalltinë mbrojtësit Rodriguez ndërsa në minutën e 14-të erdhi goli i Bonaventurës që mbeti në fuqi deri në fund të takimit të luajtur në “San Siro”.Sonte mbyllet java e 25-të e Serisë A me ndeshjen Lazio-Verona.

Real Madrid rrezikon në javën e 24-të në La Liga por më pas fiton me goleadë 5-3 ndaj Real Betis në stadiumin “Benito Villamarin”. Djemtë e Zidane vijojnë momentin e mirë në kampionat por mbeten sërish në vend të katërt megjithëse kanë edhe një ndeshje më pak. Ai që shkëlqeu mbrëmjen e djeshme ishte Marco Asensio që realizoi dy gola në minutat 11-të e 59-të ndërsa golat e tjerë u shënuan nga kapiteni Sergio Ramos , Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Për Betis golat mbajnë firmën e Mandi, autogol i Nacho dhe Leon .

Fitoren e katërt radhazi e arriti dje edhe Atletico Madrid që mposhti në stadiumin e saj Athletic Bilbaon 2-0. Golat për skuadrën e Simeones u shënuan në pjesën e dytë me autor Kevin Gameiro dhe 10 minuta nga fundi realizoi edhe Diego Costa. Pas 24 javësh Atletico Madrid mban vendin e dytë me 55 pikë 7 më pak se Barcelona kryesuese.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City