MILANO - Arrestohet shqiptari i dytë i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, babai i dy fëmijëve, në qytetin Hove të Anglisë muajin e kaluar. Sipas “Brighton and Hove News”, i dyshuari i dytë, Edmond Nela, 31 vjeç, u arrestua të premten herët në Milano të Italisë.
Sipas policisë, “ai është arrestuar në qendër të qytetit”. Meqë ai ishte një njeri i shpallur në kërkim, i papunë nuk kishte një adresë të tijën dhe fshihej tek disa të njohur të tij.
Ai do të ekstradohet në Britani.
Ndërkohë, vëllai Edmondit, Alberti, 34 vjeç u arrestua në Britani në 26 maj në Brighton në Gatwick Airport. Ai ka mbetur në paraburgim për t'u marrë në pyetje.
Detektivët besojnë se vëllai i tij Edmond Nela, 30 vjeç, ishte ai që qëlloi dhe vrau Krasniqin. Ky i fundit punonte në Brighton, vdiq nga një plumb i vetëm, pasi u qëllua në Church Road, Hove, të shtunën e 18 majit.
Ai gjendej në zonën ku jetonin të afërmit e tij dhe kishte shkuar për një vizitë, teksa ai, vëllai dhe nipi u gjendën në shënjestrën e armëve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com