MILANO, Itali - Pas 46 vitesh nga “Mrekullia mbi Akull” e vitit 1980, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sërish në majën e botës në hokejin olimpik për meshkuj. Amerikanët triumfuan në finalen e madhe ndaj Kanadasë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, falë një goli të artë të realizuar nga Jack Hughes.
SHBA e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh në pjesën e parë me Matt Boldy, që ndezi festën e tifozëve amerikanë. Kanadaja reagoi dhe barazoi me Cale Makar, duke dhënë sinjale për një përmbysje të mundshme dhe rikthim në fron.
Megjithatë, drama vijoi në shtesë, ku Jack Hughes shënoi golin vendimtar që i dhuroi amerikanëve medaljen e tretë të artë olimpike në histori. Nga ana tjetër, Kanadaja nuk arriti të rikthehet në shkallën më të lartë të podiumit pas triumfeve në Vancouver 2010 dhe Sochi 2014.
Kanadaja kishte fituar kundër amerikanëve në dy ndeshjet e tyre të fundit finale olimpike, në Salt Lake City 2002 dhe Vancouver 2010. Kanadaja humbi shansin që të merrte sot medaljen e dhjetë olimpike në hokejin e meshkujve, për të bërë historinë.
Me këtë finale të madhe u mbyllën edhe këto Lojëra Dimërore që nisën më 6 shkurt.
Pas 46 vitesh nga “Mrekullia mbi Akull” e vitit 1980, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sërish në majën e botës në hokejin olimpik për meshkuj. Amerikanët triumfuan në finalen e madhe ndaj Kanadasë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, falë një goli të artë të realizuar nga Jack Hughes.

Komente