Milano, hapet konsullata e parë
e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Milano, hapet konsullata e parë<br />e përbashkët Shqipëri-Kosovë<br>
Shqipëria dhe Kosova kanë inauguruar konsullatën e parë të përbashkët, atë në Milano të Italisë. Është kryeministri Edi Rama i cili përmes një statusi në Facebook, shkruan se dy vendet do kenë shërbime konsullore në çdo vend të botës, me qëllim përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve.

Siç duket edhe në foto, në ndërtesë valëviten dy flamujt ai shqiptar dhe ai kosovar. "U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos🇦🇱🇽🇰 Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë🤝", shkruan Rama. 

konsullata
(Konsullata e parë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në Milano)

Pas Milanos një konsullatë e përbashkët e dy vendeve do jetë edhe ajo e Mynihut në Gjermani, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy vite më parë marrëveshjen në fushën diplomatike për përfaqësimin e përbashkët të shqiptarëve në çdo vend të botës. Ambasadat por edhe shërbimet konsullore do jenë të përbashkëta për të lehtësuar kështu koordinimin diplomatik të të dy vendeve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë