Milano manifeston kundër operacioneve turke në Siri (FOTO)

Nga shumë anë, ofensiva turke në Siri po përcaktohet si një spastrim etnik dhe jo një operacion ushtarak kundër një force armike.

Dhe duket se gjërat konfirmohen me imazhet që vijnë nga zonat e konfliktit.

Rreziku në rritje i një krize të re humanitare po shqetëson organizatat ndërkombëtare.

Diaspora kurde në Evropë, një diasporë me një popullsi prej më shumë se 25 milion njerëz të shpërndarë në shumë vende, po përpiqet të rrisë vetëdijen e publikut.

Ka pasur demonstrime në shumë qytete. Dje në Milano, përpara konsullatës turke është organizuar një manifestim solidariteti me popullin kurd të Sirisë dhe kundër evazionit turk, me moton Stop bomba.

Rreth 5 mijë italian dhe nga komuniteti kurdë në Itali, disa të organizuar dhe shumë të tjerë në mënyrë spontane, morën pjesë në manifestim, për të protestuar kundër bombardimeve turke.

Të shumta ishin banderolat që akuzonin Ankaranë për gjenocid kundër kurdëve, të tjera që vlerësonin liderin historik të pavarësisë kurde Oçhalan dhe kërkonin ndalimin e masakrës ndaj civilëve.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump