Itali- Karabinierët italianë të Rho kanë arrestuar dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç, të akuzuar për rrëmbim në bashkëpunim dhe plagosje, të një të mituri 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe u shoqërua me skena të dhunshme, teksa autorët janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës, të njohur si trafikues të saj.
Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar.

Falë dëshmive të mbledhura, shikimi i imazheve nga sistemi i mbikëqyrjes video dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që viktima - një student i ri - ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët.
I mituri ishte goditur me shkop bejsbolli dhe kërcënuar deri me armë zjarri. Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të "rrëfente" se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit.
Karabinierët në momentin e ekzekutimit të masës së kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur afërsisht 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme, informon media italiane.
Dy shqiptarët po mbahen të izoluar në paraburgimin e San Vittore në Milano, me urdhër të gjykatës.
Komente

