ITALI - Ka nisur zyrtarisht java Olimpike, me vëmendjen e sportdashësve të fokusuar te Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 (nga 6 deri më 22 shkurt), të cilat do të hapen me ceremoninë zyrtare të premten.
Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë në historinë e saj në Lojërat Olimpike Dimërore me katër sportistë në disiplinën e skive alpine. Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa do mbrojnë ngjyrat kuqezi një moment historik për sportin shqiptar.
Të hënën u publikua edhe kalendari zyrtar i garave të skive alpine. Eventet olimpike do të zhvillohen nga data 7 deri më 18 shkurt.
Denni Xhepa do të jetë sportisti më i angazhuar, duke garuar në të katër disiplinat për meshkuj: Doënhill, Super Gjigant, Slalom gjigant dhe Slalom. Ndërkohë, Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në dy disiplina, Slalom Gjigant dhe Slalom, ndërsa Lisa Brunga do të garojë vetëm në disiplinën e Slalomit.
Datat e garimit:
Denni Xhepa do të zbresë në pistë më 7, 11, 14 dhe 16 shkurt
Lara Colturi dhe Semire Dauti do të garojnë më 15 shkurt në Slalom Gjigant dhe më 18 shkurt në Slalom
Lisa Brunga do të garojë më 18 shkurt, në Slalom.
Komente










