Pastrim parash dhe mashtrim me bastet online, ndërsa fitimet llogariteshin në miliarda euro. Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal duke vënë në pranga 68 persona. Mediat italiane raportojnë se hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri ku dyshohet se organizata kontrollon bastet online. Shuma e parave të sekuestruara nga policia në llogaritë bankare të bandës, arrin në 1 miliard euro, ndërsa sekuestro është vënë gjithashtu edhe mbi prona të tjera të grupit kriminal. Antimafia vijon kontrollet për zbulimin e pasurive të tjera të kësaj bande.
Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Luksemburgu. Në të gjitha këto vende mafiozët kishin hapur kompanitë e tyre për të qarkulluar para në mënyrë të jashtëligjshme dhe i investonin ato për të blerë prona jashtë vendit. Sipas mediave italiane ky grup mafioz shmangte taksat, pastronte paratë dhe dominonte tregun e basteve online.
Organizata kriminale me bazë në Puglia, Katania e Calabri e kishte shtrirë aktivitetin e saj në 11 shtete të ndryshme si Shqipëri, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në transferim parash, riciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.
Hetimet nga autoritetet italiane vijonin prej disa muajsh. Rreth 4.5 miliard euro janë luajtur në platforma të ndryshme online që menaxhoheshin nga anëtarët e organizatës. Paratë e fituara investoheshin më pas në prona të patundshme.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
48.8%
-
Ministrisë
46.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti
28 Qershor, 18:23
-
Euro 2024/ Sfida shekullore mes Italisë dhe Zvicrës, nga Olimpiada e 1924 deri te penalltia e humbur e Jorginhos dhe eliminimi nga Botërori! Fitorja që nderon të kaltrit
28 Qershor, 16:00
-
Në Itali e bëjnë të kryer: ‘Giro d’Italia’ në vitin 2025 fillon nga Shqipëria
28 Qershor, 10:27
-
Në Itali të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave
28 Qershor, 09:50
-
Itali/ Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Peskara, arrestohen dy të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti karabinierie
24 Qershor, 13:32
-
Në Shqipëri i rrezikohet jeta nga ligji i Kanunit, gjyqtari i Breshias anulon dekretin e dëbimit për shqiptarin! 30 vjeçari lirohet nga paraburgimi i Barit
24 Qershor, 13:18
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)
24 Qershor, 09:27
-
Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit
23 Qershor, 07:35
-
Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)
22 Qershor, 15:38
-
Itali/ Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku ndalon hyrjen e turistëve
22 Qershor, 14:18
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi
22 Qershor, 08:45