Sporti prej disa vitesh është kthyer në një fushë multimilionere dhe për të drejtuar padyshim që duhet të jesh shumë i pasur. Për këtë arsye revista 'Forbes' ka përgatitur një listë me 10 presidentët që zotërojnë një klub, apo skuderi në sport. Të dhjetë personat nuk janë emra të padëgjuar, duke filluar nga Joseph Tsai e deri te Steve Ballmer.
10. Joseph Tsai
Bashkëthemeluesi dhe zëvendës presidenti i grupit Alibaba, platforma më e madhe online. Tajvano-Kanadezi Joseph Tsai, 56 vjeç, ka një pasuri prej 10 miliardë dollarësh. Tetorin e kaluar, ai u bë 100% pronar i Brooklyn Nets, duke blerë aksionet e rusit Mikhail Prokhorov.
9. Stanley Kroenke
Me kompaninë e tij Kroenke Sports & Entertainment, 72-vjeçari amerikan investon në të gjitha ligat kryesore sportive. Ai zotëron skuadrat e NFL të Los Angeles Rams, Denver Nuggets (NBA), Kolorado Avalanche (NHL) dhe Colorado Rapids (MLS). Që prej vitit 2018, me një pasuri prej 10 miliardë dollarësh, ai ka në pronësi 97% të klubit të Arsenalit.
8. Philip Anschutz
Miliarderi zotëron grupin Anschutz, një nga produktorët kryesorë të eventeve muzikore, sportive dhe të argëtimit në botë. Pronari i festivalit Coachella është gjithashtu kreu i klubit të futbollit LA Galaxy dhe Los Angeles Kings (NFL). Ai ka një pasuri prej 11 miliardë dollarë.
7. Roman Abramovich
Në 2003, oligarku rus Roman Abramovitch, pasuria e të cilit aktualisht vlerësohet në 11.3 miliardë dollarë, bleu klubin londinez Chelsea për shumën e 150 milionë dollarëve. Ai kërkon ta shesë për … 3.9 miliardë dollarë.
6. David Tepper
2.2 miliardë dollarë. Kjo është shuma e paguar nga biznesmeni amerikan David Tepper në vitin 2018 për të blerë Carolina Panthers. Shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një ekip amerikan të futbollit. David Tepper, pasuria e të cilit vlerësohet në 12 miliardë dollarë, është themeluesi dhe presidenti i fondit të investimeve Appaloosa Management.
5. Hasso Plattner
Në vitin 2010, Hasso Plattner, një gjerman 76-vjeçar, investoi në hokejin në akull duke blerë aksione të San Jose Sharks. Tre vjet më vonë, ai u bë aksioneri kryesor i klubit të NHL. Hasso Plattner është i njohur si bashkëthemelues i gjigantit informatike SAP AG, çka i ka lejuar të grumbullojë një pasuri prej 12.4 miliardë dollarësh.
4. Dietrich Mateschitz
Prej 15 vitesh, bashkëthemeluesi i Red Bull, austriaku Dietrick Mateschitz, investon në sport. Pasi e shndërroi SV Austria Salzburg në Reb Bull Salzburg, ai bleu klubin e futbollit të Neë York, duke e quajtur Red Bull Neë York në 2006. Ai gjithashtu zotëron skuderitë e Formula 1 Red Bull Racing dhe Scuderia AlphaTauri. Pasuria e tij vlerësohet në 16.5 miliardë dollarë.
3. Françoi Pinault
Në 1998, Françoi Pinault bleu skuadrën e Stade Rennais nëpërmjet shoqërisë Artemis. Pasuria e familjes Pinault vlerësohet në 27 miliardë dollarë, i treti në Francë, pas Bernard Arnaud dhe Françoise Bettencourt Meyers.
2. Mukesh Ambani
Biznesmeni indian bëri pasurinë e tij në industrinë petro-kimike. Sot drejton konglomeratin Reliance Industries, që është kompania private më e madhe në Indi. Mukesh Ambani dhe gruaja e tij Nita janë pronarë të skuadrës së kriketit Mumbai Indias. Me një pasuri prej 36.8 miliardë dollarë, familja Ambani është më e pasura në Indi.
1. Steve Ballmer
Ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, bleu Los Angeles Clippers (NBA) në 2014 për shifrën e 2 miliardë dollarëve. Një pikë uji për amerikanin 64-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet në 52.7 miliardë dollarë nga revista Forbe