Miliarderi Bill Gates po planifikon blerjen e disa pronave shumë afër Shqipërisë

Miliarderi Bill Gates po planifikon blerjen e disa pronave shumë afër Shqipërisë

Bill Gates

Themeluesi i "Microsoft", Bill Gates, njëkohësisht dhe një ndër personat më të pasur në botë, raportohet se është i interesuar të blejë disa prona  shumë afër vendit ton, në Mykonos, Greqi ashtu edhe në një pjesë të të ashtuquajturave 'Maldivet Greke' .

Në mediat greke thuhet se miliarderi Gates po diskuton mundësitë e blerjes,  pas qëndrimit të tij të fundit në ishullin Mykonos dhe po mendon blerjen e një pjese të kompleksit Petalioi, midis Marmarit, Evia dhe Rafina që kanë një sipërfaqe totale prej 22.5 kilometrash katrorë dhe përbëhet nga 10 ishuj dhe ishuj që administrativisht i përkasin Komunës së Karystos.

Duket se Gates ka rënë në dashuri me Greqinë pas vizitave të tij lidhur me biznesin javën e kaluar, ku ai ishte i ftuar nga CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Siç dihet, Microsoft do të bëjë një investim të rëndësishëm në Greqi, një qendër të madhe të dhënash për të mbështetur shërbimet “cloud” që synojnë klientët e platformës Microsoft Azure.

Infrastruktura e kësaj qendre të dhënash do të ndërtohet në tre zona të ndryshme në Atikë që do të jenë të ndërlidhura dhe do të kenë mbulim në rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën