VIDEO/ Jahti i miliarderit Jeffrey Besos ndalet në Sarandë

SARANDË- Jahti gjigand i miliarderit Jeff Bezos është ndalur në Sarandë, megjithatë themeluesi i Amazon, kompanisë më të madhe në botë për shitjet online, nuk ndodhet në të.

Jahti i është besuar një kompanie çarter që e jep atë me qira për periudha të shkurtra atyre që mund ta përballojnë, ku për një javë paguhen minimalisht 3.5 milion euro. Jahti ka edhe helikopter privat. Cmimi  i ulët i naftës në Shqipëri, për shkak të heqjes së taksës për jahtet dhe të huajt që udhëtojnë në Mesdhe, ka bërë që në portin e Sarandës të shfaqen shpesh jahte miliarderësh për t’u furnizuar me karburant.

Ai është jahti më i madh charter në botë, 136 metra i gjatë dhe ka 11 kabina për 25 mysafirë. Në bord ka një sallon bukurie, kinema, xhetski, dhe një qendër zhytjeje.

Para mbërritjes në brigjet shqiptare jahti ka bërë ndalesa në Palermo, në Ishujt Aeolian dhe Ustica.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lidice Camilleri: 26/08/2021 18:15

    Tani ia futet pordhes kot ,ky Yaht nuk eshte i Jeff Bezos verifikojini informacionet para se ti publikoni .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë