Miliarderi Soros paralajmëron
3 muaj kohë të shpëtoni Euron

Miliarderi Soros paralajmëron<br />3 muaj kohë të shpëtoni Euron
Investuesi miliarder Xhorxh Soros ka paralajmëruar liderët europianë se ata kanë tre muaj kohë për të shpëtuar euron.

Soros tha se beson që Greqia do të zgjedhë këtë muaj një qeveri që do jetë dakort t’u nënshtrohet kushteve europiane për përfitmin e huave.
Por ai tha edhe se ekonomia gjermane do të nisë të dobësohet gjatë vjeshtës, duke ia bërë shumë të vështirë Angela Merkelit që të sigurojë më shumë mbështetje.

Soros tha se udhëheqësit nuk po e kuptojnë “natyrën e krizës”.
Ai tha se ndërsa liderët europianë po përqendrohen në nivelet e borxhit, kriza është “më tepër një problem i bankave dhe i konkurrencës”. Për këtë arsye Soros thotë se po aplikohet “kura e gabuar”.

“Nuk mund të ulësh barrën e borxheve duke tkurrur ekonominë” shtoi Soros.

Xhorxh Soros, që po fliste në një konferencë në Itali, iu referua masave drastike të shtrëngimit që po aplikohen nëpër Europë, masa që tani janë vënë në pikëpyetje nga një numër në rritje politikanësh dhe analistësh.
Pa politika që nxisin rritjen, gjë që do t’u mundësonte qeverive të rrisnin të ardhurat që të paguanin borxhet, tha Soros, koha për euron është duke mbaruar.

“Une pres që publiku grek do të jetë mjaftueshëm I trembur nga ideja e përjashtimit prej BE sa do t’I japë një shumicë të ngushtë në parlament një koalicioni që do jetë gati të zbatojë kushtet e marrëveshjes së shpëtimit” tha Soros.

Gjithsesi, kjo do të jetë një qetësi e përkohsme, pasi publiku gjerman do të bëhet gjithnjë e më pak I gatshëm të vazhdojë të shpëtojë ekonomitë më të dobëta të Euros.

“Kriza rrezikon të arrijë kulmin në vjehstë. Në atë kohë edhe ekonomia gjermane do nisë të bjerë, kështu që kancelarja merkel do e ketë më të vështirë se kurrë të bindë publikun gjerman që të pranojë përgjegjësi shtesë për vendet e tjera”.

“Kjo krijon një dritare prej tre muajsh kohë”, përfundon Soros.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën