Në pranga kanë rënë shtetasit M. A., 50 vjeç, dhe V. A., 36 vjeç, të cilët e kishin futur kokainë në 27 shishe me celofan, për të garantuar kështu qëndrueshmërinë ndaj ujit. Agjentët kanë kontrolluar makinën e tyre të pajisur me një kazan të fshehtë, ku mbahej kokaina, e cila ishte e padukshme për sytë.
Menjëherë, policët zbarkuan dhe në shtëpinë e shqiptarëve, ku gjetën dhe konfiskuan rreth 40 mijë euro dhe një armë të vogël të vjedhur në Romë, dy vite më parë.
VIDEO/ Momenti kur dy shqiptarët kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u janë kapur me 32 kg kokainë
Ndërkohë, nëse droga do të dilte në treg, do kapte vlerën e miliona eurove. Policia e vendit fqinj e cilësoi këtë një ndër konfiskimet më të rëndësishme të kokainës të kryer në Romë, që tregon përfshirjen e një organizate kriminale, ndaj të cilës vijojnë hetimet.
[gallery]24622[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










