LUSHNJE - Me sa duket demokratët nuk ia kanë harruar kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu protestën që organizoi disa ditë më parë në Romë, teksa disa agjenci lajmesh njoftuan se veprimtarë të kësaj partie politike e kishin pritur kreun e qeverisë më parulla kundër tij madje duke hedhur dhe vezë në makinën kryeministrore.

Mbështetësit e PD në qytetin e Lushnjes kanë gjetur një mënyrë origjinale për t'i kthyer reston kreut të AK për "turpërimin" që i bëri liderit të tyre Berisha në Romë në sytë e tërë kryetarëve të partive dhe kryeministrave të djathtë të të gjithë vendeve të botës në Samitin e Internacionales Demokristiane. Militantët e PD pasi kanë shkruajtur disa banderola që akuzonin Spahiun e partinë e tij si të lidhur me krimin dhe paratë e krimit dhe qëllojnë me vezë ato.

"Qytetarët e Lushnjës të irrituar ka goditur sot me vezë dhe domate kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Ky reagim i qytetarëve lushnjarë ka ardhur pas një proteste që 20 aktivistë të AKZ-së kanë organizuar kundër Drejtorisë së Spitalit Lushnjë duke e motivuar këtë protestë më faktin që disa punonjës të këtij spitali janë hequr nga puna me pa të drejtë.

Reagimi i qytetarëve ka ardhur në momentin kur drejtuesi e Aleancës Kuqezi ishte duke mbajtur fjalën e tij para aktivisteve. Duke mos pranuar faktin e përdorimit politik të një çështjeje të tillë qytetarët kanë goditur me vezë aktivistët nën moton "O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut?", thuhet në deklaratën e dalë nga kjo shoqatë, ku sipas saj protesta ka ardhur për shkak të irritimit të qytetarëve ndaj deklaratave të Kreshnik Spahiut.