Pas takimit elektoral të mbajtur në Gramsh, kryeministri Rama në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit do të ndalet në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë ashtu siç prej kohësh opozita ka bërë thirrje për të penguar takimet elektorale të PS, militantët janë përgjigjur duke dalë në 'pritë' kryeministrit Rama.

Disa prej mbështetësve të PD-së e LSI me pankarta e thirrje 'Rama Ik' janë mbledhur së bashku për të tentuar bllokimin e rrugës së kryeministrit Rama. Ata kanë marshuar drejt rrugës që lidh Elbasanin me Gramshin dhe do tentojnë t'i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama. I pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë  Ardi Veliu. Ndërkohë për të ndaluar dhunën dhe përplasjet janë mobilizuar forcat e policisë dhe forcat RENEA. 

Kujtojmë se edhe në qytete e tjera ku Rama ka zhvilluar fushatë, militantët e PD janë konfliktuar me policinë në tentativë për të mos lejuar PS të kryej takimet elektorale.


Lajmi kryesor:

Fushata/ Rama nga Elbasani: Zemra e konfliktit janë 4 veta...opozita do të tretet nga frika e saj