Militantët e PD protestë/ Duan lirimin e të ndaluarve që sulmuan me kapsollë ekskortën e kryeministrit

Militantët e PD janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Drejtorisë së Policisë në Elbasan për të kërkuar lirimin 7 personave të cilët u arrestuan nga policia pasi tentuan ditën e djeshme t'i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë qenë të pakët në numër dhe kanë qëndruar aty përgjatë mbrëmjes së sotme. Gazetari i Report tv Aldo Kozarja raporton protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve që hodhën kapsolla dhe u konfliktuan me policinë në hyrje të Librazhdit.

Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata janë vërsulur për t'i bllokuar rrugën por nuk janë lejuar nga policia. Të gjendur në këto kushte ata kanë nisur të hedhin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të kreut të qeverisë.

Mes të arrestuarve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/06/2019 19:12

    Plaseni Brenda keta Plehra asnje tolerim banditeve menjehere te arrestohen organizatoret e gjithe bota e mori vesh qe keta Jane vetem horra dhe bandite ndaj duhen vecuar nga shoqeria Organet ligjzbatuese te zgjohen dhe te marrin ne dore situaten denimet te jene shembullore

    Përgjigju
  • Demokrati: 14/06/2019 22:59

    Policia duhet ti arrestoje keto vandale jo ti ndaloje pastaj ti leshoje siç ka ndodhur dhe ne disa protesta, por tju tregoje vendin ketyre krimineleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut