Tentuan t'i bllokojnë rrugën Ramës në Librazhd, arrestohet ish-deputeti dhe 6 zyrtarë të PD

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona si dhe ka proceduar 16 të tjerë pasi ditën e djeshme tentuan t'i bllokonin  rrugën për të hyrë në Librazhd,  kryeministrit Rama.

Mes të arrestuarëve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Gjithashtu pas pamjeve filmike policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë edhe për 16 militantë të tjerë të PD-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në hyrje të Librazhdit grupi i militantëve të PD-së ishin grumbulluar në mes të rrugës ku edhe janë konfliktuar me policinë. Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata janë vërsulur për t'i bllokuar rrugën por nuk janë lejuar nga policia. Të gjendur në këto kushte ata kanë nisur të hedhin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të Ramës.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Ndërkohë në lidhje me këto arrestime kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku pritet të shpjegojë se çfarë ndodhi gjatë protestës së paligjshme të ditës së djeshme. 

Nga ana tjetër kryeministri Rama gjatë ditës së djeshme u shpreh nga Librazhdi se pengimi i fushatës zgjedhore përbën vepër penale që dënohet nga 1-5 vite burg. Ndësra protesta dhe tentativa për bllokim e militantëve të opozitës vjen tre ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit.



Bujar Vreto, ish-deputet i PD-së

1560499382_1560497142bylkbashi.jpg

Aurel Bylykbashi

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 14/06/2019 18:58

    Duhet te kishte me shume arrestime gjyqetaret e ceshteve ti bejne mire llogarite te mos tolerohet me por te zbatojne ligjin dhe denimi per ta te jete shembullor ligji parashikon 5 Vjet e larte nqs do Kete tolerim nga gjyqetaret atehere te arrestohen gjyqetaret

    Përgjigju
  • Maks: 14/06/2019 12:39

    Tani e kan vend8n te gjith ne burg sepse zullumet e pd istave skan te mbaruar

    Përgjigju
    • patriotit: 14/06/2019 17:02

      hiqe ramen me vote ti shoku nqs eshte skizofren.nqs je dhe patriot sic thua nuk do te te pelqeje dhuna ndaj ti apo jo se dhe rama shqipetar eshte!!ligj o shqiptar .vetem ai te sjell ne shina.STOP anarkise per te shpetuar hajdutat e shqipetareve ne 30 vjet!!!

    • patrioti: 14/06/2019 15:30

      o maks, ti gabim e ke vendosur emrin maks, por marks,sepse ty te pelqenka marksi edhe xhaxhi me e mbush shqiperin me burgje, une nuk jam me asnji pale politikanesh qe ka tani ky vend, por nji gja di te them , se nuk jam me kete skizofren edhe idiot kryeminister qe mrin e ka edi rama, hapni syte o popull se ju paska ble te gjitheve me duket me lek sikur nji dele ne pazar.

  • 007: 14/06/2019 12:22

    Ka akoma njerz qé perplasin duart per PD?

    Përgjigju
  • Youngtribune.com: 14/06/2019 11:46

    Cdo veprim qe bejne keto te deshperuar lidhet me faktin e vetem se duan qe ti shmangen drejtesise per padrejtesite qe I kan bere ne vite Shqiptareve.Mititante me te rrezikshem se ISIS nuk I ka pare historia qysh ne kohen e Sali Lushes e me shoke

    Përgjigju
  • TEPELENA ME BEDENA: 14/06/2019 11:17

    TE ARRESTUARVE TJU .....KJO DUHET TE BEHET ME DEKRET NGA SURRAT MUTI PRESHIDENT.TA DEKRETOJE PER CA DITE E ME PAS TA CDEKRETOJE BASHKE ME MUNI_KEN E TIJ.

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 14/06/2019 11:07

    Mire qe shkuan drejtuesit lokale te PD-se ne burg dhe jo qytetare te thjeshte, te pakten keta e kane ngjyer gishtin kur kane qene ne pushtet dhe po paguajne maskaralleqet qe kane bere. Edhe sikur te lirohen pas 3 ditesh, e dine fare mire cfare i pret nese e perserisin. Le te pyesin Klevis Balliun per kete sa qingj i urte eshte bere pas burgosjes dy ditore. Mend per te tjeret, nuk behet shaka me ligjet.

    Përgjigju
  • Suela: 14/06/2019 10:19

    Kushdo qofte qe shkel ligjin duhet te ngelet ne burg e jo te lirohet pas 3 ditesh.Deputet apo minister apo qytetar i thjesh duhet ta zbatojn ligjin.Duhet filluar mendimi ndryshe qe ligjet duhen zbatuar dhe kush nukni zbaton pergjigjet.PD duhet ta kuptoj se nuk esht mbi ligjin.Te zbatosh ligjin ne kete vend sipas PD ben grusht shteti pasi PD nuk njeh ligje por dhune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali