Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës përmbyllëse në protestën e PD-së ditën e sotme, u tha militantëve të tij, se ata e tmerruan qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Lere e tmerruat sot regjimin. E tmerruat. I patë ç’fytyra kishin. Kriminelë, kriminelë dhe vetëm kriminelë mund të quhen. Protesta tjetër më e fuqishme do jetë. Protesta tjetër më tmerr për regjimin do jetë. Atëherë, natën e mirë dhe mirupafshim”, tha mes të tjerash Berisha.

Deklarata e Berishës erdhi pasi militantëve të PD-së u dështoi hedhja e molotovëve që kishin marrë me vete, pasi Policia arriti t’ua sekuestronte në kohë.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar