Militanti i PD sulmon Selamin:
Çdo këtu? S'ke për të hyrë në seli

Militanti i PD sulmon Selamin:<br />Çdo këtu? S'ke për të hyrë në seli
Kur nuk kanë kaluar as disa orë nga hapja e garës për zgjedhjen e kreut të PD sipas parimit “një anëtar një votë” nga anëtarësia, njerëz të kreut të “ngrirë” të PD Lulzim Basha kanë kanë filluar kërcënimet.

Kështu, kandidati zyrtar për kryetar i PD, ish-deputeti Eduard Selami është kërcënuar sot pikërisht në mjediset e selisë së PD nga një militant demokrat me origjinë nga Tropoja. Lidhja farefisnore e të cilit shkon afër Lulzim Bashës.

Më konkretisht, Alfred Dollapi, djali i xhaxhait të badiguardit të Lulzim Bashës, Feim Dollapi ka sulmuar Selamin pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë personalisht në ambientet e selisë së PD. Mësohet se Dollapi i ka kërkuar llogari Selamit se përse ishte në seli.

Shqiptarja.com ka mësuar se personi që ka kanosur Selamin është shoferi i deputetes së PD, Mimoza Hajdarmataj. 
alfred dollapi
(Alfred Dollapi, militanti i PD që sulmoi Eduard Selamin)

Çfarë pune ke ti këtu, ca do këtu. Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu”, i është drejtuar mititanti i PD kandidatit për kryetar partie Eduard Selami, duke shoqëruar presionin dhe me fyrje të tjera private, përfshirë familjen.

Selami është përpjekur të ruajë qetësinë, por roja i PD ka qënë indiferent ndaj skenës që është luajtur para syve të tij, ku militanti fyente kandidatin zyrtar për kryetar të PD.

Njëherësh Dollapi është dhe shoferi aktual i deputetes tropojane Mimoza Hajdarmata. Ndërkohë që dhe tre persona të tjere kanë kërcënuar Selamin gjatë paradites së sotme.

Por Dollapi ishte më insistuesi për ta përzënë ish-deputetin dhe ka replikuar rëndë me Selamin.

Kur jemi në ditën e parë të hapjes së fushatës zyrtare për zgjedhjen e kreut të PD, duket se po përsëritet e njejta skemë e ndodhur katër vite më parë, mes njerëzve të Lulzim Bashës dhe të Sokol Olldashit, gjatë garës për kreun e PD. Me të vetmin ndryshim se deputetin e ndjerë nuk guxonin ta sfidonin personalisht.

Ndërkohë që po e njejta skemë po luhet dhe në databesën e anëtarësisë dhe zyrën ku printohen kartat e anëtarësisë së PD, duke përgatitur manipulimin.

Ndërkohë që është emergjencë që Basha të garantojë sigurinë e kandidatëve për kryetar të PD që sulmohen nga të afërm të bashkëpunëtorëve të tij.

Reagon Selami: Incidenti, brenda selisë së PD, situatë e pakëndshme
Sfidanti i Lulzim Bashës për kryetar të PD, Eduard Selami, ka pranuar incidentin që ka ndodhur mes tij dhe një militanti të PD, i cili është identifikuar si shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj. 

Selami tha se ngjarja ndodhi brenda selisë së PD, ndërsa e cilësoi si situatë të pakëndshme.  

"Po, është e vërtetë që pati një incident të pakëndshëm do të thotë, sot në selinë e PD. Unë më vonë e mësova se kush ishte personi, por megjithatë do shoh përpara. E rëndësishme është gara në PD", u shpreh kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…