Miljaniq: Nuk duam të marrim asnjë metër territor të Kosovës


Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq tha sot se, "Mali i Zi nuk kërkon të marrë asnjë metër territor të Kosovës apo të vendeve të tjera".
Në një takim me studentët e Universitetit AAB, ai ka thënë se duan të kenë raporte të mira me Kosovën dhe të gjithë fqinjët e tjerë.
Ai foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. "Marrëveshja e 19 prillit në Bruksel është gurëthemeli i pajtimit shekullor mes shqiptarëve dhe serbëve", tha Miljaniq.
Ai po ashtu tha se, koha kur Mali i Zi, Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të kenë ambasada e konsullata të përbashkëta nuk është e largët.
Duke folur për Gjykatën Speciale, ai theksoi se Kosova duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe se krimet duhet të dënohen.
"Kosova do të dalë nga kjo situatë, sigurisht. Ka pasur gjëra më të vështira dhe Kosova i ka tejkaluar", është shprehur Ambasadori i Malit të Zi në Prishtinë, Radovan Miljaniq. /atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm