Millennials, gjenerata përcaktuese
për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Millennials, gjenerata përcaktuese<br />për zgjedhjet presidenciale në SHBA
Ndërsa fushata presidenciale sa vjen e bëhet më interesante në SHBA, the Millenials, brezi i mijëvjeçarit janë gjenerata për të cilët flasin të gjithë në Uashington DC.
 
Ky brez që tashmë përbën grupin më të madh me 75,4 milion do të jetë përcaktuesi i kësaj gare mes ish-sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe manjatit republikan Donald Trump.
 
Është pikërisht brezi i të rinjve mes 18-35 vjeç të cilët janë më skeptikët ndaj 2 kandidatëve kryesorë e që mund t'i japin një drejtim.
 
Daniel Bennett nga Këshilli Atlantik mendon që brezi i Millenials do të kenë një rol shumë më të madh në këto zgjedhje duke ndryshuar diskursin politik.
 
Mendoj që do të shihni një influencë më të madhe të brezit tonë në këto zgjedhje sepse ka një axhendë politike drejtuar millenials, ku mes tyre më kryesorja është falja e borxhit të studentëve…
 
Po për shkak të mungesës së besimit, e veçanërisht faktit se asnjë prej 2 kandidatëve nuk gëzon mbështetje domethënëse në këtë grup, ekziston frika nëse ky brez por kryesisht të rinjtë do të shkojnë të votojnë.
 
“E vështirë të them se cila do të jetë pjesëmarrja, por kjo varet shumë nga kandidatët dhe cili do të jetë mesazhi i tyre ndaj çështjeve që prekin pikërisht gjeneratën e Millenials”, shprehet Dustin Robinson, drejtor komunikimi i organizatës jo fitimprurëse Këshilli i liderëve të rinj.
 
Mendoj që brezi ynë është rritur dhe arsimuar ndryshe nga prindërit tanë ndaj dhe shumica e kandidatëve tradicionale nuk na tërheqin, ndaj ka dhe me shumë mbështetje për kandidatët e partive të treta si Geri Johnson dhe Geri Stein. Por unë jam rritur me prindër që kane votuar në çdo zgjedhje ndaj dhe do të votoj”, shprehet një vajzë e intervistuar nga gazetarja Erjona Rusi.
 
Ndërsa një tjetër i intervistuar mendon se shumë njerëz nuk votojnë sepse mendojnë se vota e tyre nuk ka rëndësi ose shohin anën negative, të garës, ndryshimin e madh mes 2 kandidatëve.
 
Ndaj duhet që njerëzit të shohin se kush ka më shumë eksperiencë, kush mund të tregojë lidership në kohë të vështira. Mosbesimi ndaj 2 kandidatëve kryesorë, ka bërë që një pjesë e mirë e të rinjve të mbështesin dy kandidatët e partive të treta Gary Johnson dhe Jill Stein. Por pavarësisht kësaj Devid Rokeach i Këshillit Atlantik, një nga think-tank më të rëndësishëm në vend përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehet i bindur se do të duhet kohë që këta kandidatë të arrijnë një rezultat të tillë që trondisin sistemin dypartiak në vend.
 
“Mendoj se ajo çka është interesante me brezin tonë në këto zgjedhje është se kandidatët e partive të treta si Geri Johnson dhe Xhill Stain edhe pse kane tradicionalisht shumë pak mbështetje, kësaj here kanë 15 deri ne 17 % nga brezi ynë. Kjo ka të bëj dhe me faktin se një përqindje e madhe e këtij brezi nuk janë të lidhur me një parti të caktuar. Por natyrisht kjo do të thotë që do të kemi ndonjë rezultat domethënës që do të nxjerrë në pah një parti të tretë edhe për pak kohë”, shprehet David Rokeach nga Këshilli Atlantik.
 
Por sido që të jetë vota e brezit të mijëvjeçarit, veçanërisht e të rinjve, të gjithë bien dakord, se do të jetë domethënëse. Ose do të votojnë në shumicë kundër dy kandidatëve thjesht për të dhënë një mesazh të fortë të pakënaqësisë së tyre me politikën amerikane, ose do të vendosin të mos votojnë në shumicë. Për shumë alternative e tretë, pra ajo që të mbështesin ose Klinton ose Trump, duket e vështirë.

erjona rusi ne shba
erjona rusi ne shba

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?