“Millosheviçi, lider i madh”, BE reagon për deklaratat e Vuçiç: S'ka vend për lavdërime, gjykatat kanë folur qartë

“Millosheviçi, lider i madh”, BE reagon për deklaratat e Vuçiç: S'ka vend për lavdërime, gjykatat kanë folur qartë

Maja Kocijancic, zëdhënëse e BE

Një ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në përmbylljen e vizitës së tij në Kosovë, se Sllobodan Millosheviç ishte një udhëheqës i madh, ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e BE për çështjet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk ka hapësirë për lavdërim, pasi sipas saj, vendimet e gjykatave ndërkombëtare janë shumë të qarta në këtë drejtim.

"Nuk duhet guxuar për të lënë hapësirë për dykuptimësi apo lavdëri.Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta", -është shprehur Koçijançiç.

Deklarata e Koçijançit është një përgjigje për deklaratën e Presidentit serb, i cili lavdëroi ish-presidentin Sllobodan Millosheviç, i dënuar për krime lufte dhe genocide nga Gjykata e Hagës. Presidenti serb i bëri këto deklarata në Mitrovicën e Veriut. Ai zhvilloi një takim dy-ditor në Kosovë ku takoi komunitetin serb që jeton në Kosovë. Vizita e Vuçiç nuk kaloi pa probleme. Atij iu ndalua kalimi në zonës e Drenicës pas protestave të banorëve të Skënderajt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë