Përfundon vizita e presidentit serb në Kosovë, Vuçiç nuk shkel në Drenicë, shqiptarët bllokojnë rrugët (VIDEO)

KOSOVE - Vizita dy-ditore e presidentit serb në Kosovë,  Aleksandar Vuçiç ka përfunduar me një fjalim të mbajtur për serbët në Mitrovicën e Veriut. Por prania e presidentit serb në Kosovë nuk u prit pa trazira. Në orët e para të mëngjesit, qindra protestues nga Skënderaj bllokuan dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë të rajonit të Drenicës. Më herët autoritetet e Kosovës kishin dhënë leje për vizitën e Vuçiç edhe pse ishte kontestuar nga autoritetet lokale dhe banorët vendas.

Në ballë të protestës ishin edhe deputeti Bekim Haxhiu, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta në Skenderaj, si dhe qytetarë të shumtë.

Vizitën e tij në Kosovë, Vuçiç mbajti një fjalim për qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut, të cilët i siguroi se nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe se fjalë të tilla ishin të pavërteta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Vuçiç mbyll vizitën në Kosovë me Millosheviçin: Ishte lider i madh

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur një fjalim për qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut.

Në fjalimin e tij, Vuçiç u shpreh përmendi edhe ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, për të cilin u shpreh se ishte një lider i madh por dëshirat e Serbisë në atë kohë nuk ishin realiste.

Millosheviç ishte një lideri i madh. Ai ia doli të udhëhiqte më shumë se qindra mijëra njerëz por dëshirat e tij nuk ishin realiste.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

Ora 13:56
Anulimi i vizitës së Vuçiçit në zonën e Drenicës, reagon BE

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash.

Maja Kocijançiç

Sipas saj, vizita e Vuçiçit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt./rel

Ora 12:44
Gazetarët Hamiti dhe Morina për ‘Report Tv’: Kërcënimet e Vulin, asgjë serioze; Vuçiç po vijon me vizitat

Dita e sotme në Kosovë ka nisur me trazira për shkak të protestave të zhvilluara nga banorët e zonës së Skenderajt, të cilët protestuan kundër vizitës së Vuçiç.

Dy gazetarët Lavdim Hamiti dhe Gazment Morina në një lidhje për ‘Report Tv’ kanë raportuar mbi situatën në Kosovë.

Sipas tyre, Vuçiç ka dashur të vizitojë fshatin Banjë, ku edhe banon një popullsi serbe, por si pasojë e një urdhri të lëshuar nga kryeministri Haradinaj, presidentit Vuçiç i është ndaluar vizita.

Sa i përket kërcënimeve të nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, se ushtria serbe është gati në çdo çast për të ndërhyrë, gazetari Lavdim Haliti është shprehur se këto deklarata janë vetëm kërcënime dhe asgjë serioze.

Për ‘Report Tv’, Gazment Morina konfirmon se Vuçiç është nisur për në veri të Kosovës për të vijuar me vizitat e tij.

Ora 12:40
Vuçiç nuk prek Drenicën, presidenti serb kthehet në Mitrovicën e Veriut

Dështon përpjekja e Aleksandar Vuçiç për të vizituar Skënderajn me rrugë dytësore, pas bllokimit nga shqiptarët të dy akseve që lidhin Mitrovicën me rajonin e Drenicës. Policia e Kosovës i komunikoi kreut të shtetit serb urdhrin e kryeministrit Haradinaj i cili revokoi vizitën e Vuçiç në fshatin Banjë.

Situata në Skënderaj ishte e tensionuar, pasi që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qindra qytetarë dhe veteranë të luftës, bllokuan rrugët. Ata deklaruan se në radhë të parë presidenti serb duhet të kërkojë falje për krimet e bëra gjatë luftës.

Vizita e Vuçiç ishte planifikuar në orën 09:00. Presidenti serb u detyrua të kthehej në Mitrovicën e Veriut, duke mos shkelë dot në Drenicë.

Ora 11:42
Thaçi kundër protestave në zonën e Drenicës: Nuk na ndihmojnë

Mbi protestat që po zhvillohen në zonën e Drenicës, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në statusin e tij, Thaçi është shprehur se protestat tregojnë që plagët e luftës janë ende të hapura por bllokimi i rrugëve nga ana e banorëve të Drenicës nuk ndihmon.

Ai shkruan se të gjithë duhet të përmbahen në mënyrë që të tregojnë kulturë minimale në mënyrë që të ngrihen mbi plagët dhe dhimbjet e shumta.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit.

Hashim Thaçi

Postimi i Thaçit në Facebook:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit.

Ora 11:02
Vuçiçit i ndalohet hyrja në zonën e Drenicës, Pacolli: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për Koha.net është shprehur se vendimi për anulimin e vizitës së presidentit serb Vuçiç në zonën e Drenicës është një vendim i mbështetur nga ndërkombëtarët.

Sipas Pacollit, vendimi është marrë mes tij dhe kryeministrit Haradinaj kjo pasi për ta është shumë më e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës.

Pacolli gjithashtu shtoi se krerët e shtetit të Kosovës kanë kontaktuar edhe me palën ndërkombëtare duke marrë edhe mbështetje nga ana e tyre. Në Skenderaj, qytetarë të shumtë janë duke protestuar për të mos lejuar hyrjen e Vuçiçit në atë zonë.

Ora 10:53
Urdhri i Haradinajt, Policia e Kosovës ndalon Vuçiçin të shkojë në Skënderaj (FOTO)

Policia e Kosovës ka ndalur eskortën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tentoi të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt.

Siç raporton “Tanjug”, ka një diskutim mes Policisë së Kosovës dhe Vuçiçit. Në raportim theksohet se Policia e Kosovës i ka kërkuar Vuçiçit të kthehet prapa.

Më herët, qeveria vendosi të tërheqë lejen e Vuçiçit për të vizituar Drenicën. Rrugët për në Banjë janë bllokuar nga qytetarët.

Ora 10:46
Barrikada kundër Vuçiç në Skënderaj, kërcënon Vulin: Kemi gati ushtrinë!

Pengimi i vizitës së Aleksandar Vuçiç në Skënderaj, ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, që është komandant suprem.

Vulin tha se gjithçka që urdhëron do të zbatohet, duke paralajmëruar kështu një cenim të sovranitetit territorial të Kosovës nga Serbia.

Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet. Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet.

Aleksandar Vulin, ministri i Mbrojtjes së Serbisë

 

Ora 10:29
Vuçiç i del kundër Haradinajt: Nuk do ta anuloj vizitën në Banjë, do provoj rrugë dytësore

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vendosur të mos e anulojë vizitën në Banjë, edhe pas vendimit të kryeministrit Haradinaj, i cili deklaroi se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.

Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministrit dhe se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai është shprehur se do të kthehet.

Unë do të përpiqem të shkoj në fshatin Banje dhe të vizitoj Milanin e Kovaçeviç për t'i dhënë dhurata popullsisë serbe. Do të provoj disa mënyra për të hyrë në fshat por nuk e di nëse do t’ja dal. Di të them që jam edhe më i vendosur të ruaj paqen, institucionet dhe njerëzit tanë në Kosovë. Situata e sotme flet qartë për luftën e tyre çdo ditë këtu.

Aleksandër Vuçiç, president

Qytetarët e Skenderajt sot që nga ora 06:00 e mëngjesit kanë dalë në rrugën Skënderaj-Mitrovicë për të protestuar kundër vizitës presidentit serb. Ata kanë vënë kamionë, goma edhe një barrikadë me drunj, të cilës pastaj i kanë vënë zjarrin. Qytetarët shprehen të vendosur për të mos lejuar kalimin e eskortës së presidentit serb.

Ora 10:00
Protesta, Haradinaj anulon vizitën e Vuçiç në Skënderaj

Qeveria e Kosovës ka revokuar lejen për vizitën e Aleksandar Vuçiç në Skenderaj. Kryeministri Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shkelë në Drenicë, pas protestës së qytetarëve.

Ka qenë vetë kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se siguria e qytetarëve është parësore.

Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Banorët e Drenicës, prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, kanë bllokuar rrugët që lidhin Mitrovicën me Skënderajn, për të mos lejuar kalimin e Vuçiç. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi PithMotra: 09/09/2018 17:32

    Vuçiç është një KRRIMINEL Lufte, por më e keqja e Kosovës është përbrenda Kosovës , sepse NUK ka më BURRA me TOPE të Rënda si ADEM DEMAÇI i LAVDISHËM dhe LUFTËTARI Heroik ADEM JASHARI . RAMUSH HARADINAJ është një Kokë Gomar dhe HAJDUT ORDINER ! Bexhet Pacolli me Surrat të SALDUAR është një KRYE HAJDUT me ÇIZME që përveç KOSOVËS , ka VJEDHUR dhe GRABITUR edhe SHQIPTARËT e Shqipërisë me "PALMAT" e Famshme të Autostradës Tiranë-Rinas! Kurse Albin BANDIT Kurti është një PLEHRË dhe FUNDËRRINË e Fëlliqur , që është i "URITUR" për PUSHTET , që të VJEDHI dhe GRABISË Qytetarët e KOSOVËS ! Perse NUK donte ky Albin TRADHTAR Kurti , që ADEM DEMAÇI të bëhej PRESIDENT i KOSOVËS para 4 VITEVE , kur e Propozoi HASHIM THAÇI?!? Sepse Albin Kurti është një SPIUN dhe TRADHTAR i BEOGRADIT!!! Nga të gjithë Politikanët e KOSOVËS HASHIM THAÇI është më i Besuari dhe i Duhuri për Momentin. Nuk vë dorën në zjarr për të thënë se HASHIMI Nuk ka Vjedhur , por të Paktën Nuk është TRADHTAR dhe i BABËZITUR si Haradinajt , Pacollat dhe Kurti TRADHTARI dhe Mashtruesi !

    Përgjigju
  • Deti: 09/09/2018 15:19

    Po mire cfare i duhet keti presidenti serbe qe te tel erdogani kjo edhe nje Ylber pere te gjithe shqiptaret Se ka dashe te thote qe ju jeni ne kintrollun e turqise prape

    Përgjigju
  • Mitrovica: 09/09/2018 14:28

    Vucic duhet te kuptoj qe ka ikur koha kur provokonin popullin shqiptar me qellim qe te fillonin stastrimin etnik duke e zvendeduar me koloni serbe apo duke u ndryshuar etnin.Serbet duhet te ndergjegjesohen se gjysma e "shtetit" te tyre eshte toke shqiptare dhe pjesa tjeter bullgare.Ata e dijne shume mire qe cdo cm2 truall nuk u takon atyre por ua kane marre me shfarosje per te legjitimuar veten.Ata duhet te leshojne trojet shqiptare qe nga Nishi deri ne Lugine dhe te lene kombin e vjeter te ballkanit te qete.Boll eshte derdhur gjak.Po nuk u pelqeu keshtu te kthehen nga kane ardhur se ne Gadishullin Ilirik nuk kane vend.

    Përgjigju
  • Jashar: 09/09/2018 12:53

    Mos harroni gjakun e derdhur

    Përgjigju
  • Risti: 09/09/2018 12:41

    Jane komplet pa kurfare interesi e kuptimi kero protesta .Kur e fton tjetrin ne shtepi nuk i ze me pas deren e njeres dhome pasi e ke futur per vizit ne shtepi.Ku jane ata kosovaret e beses apo kot llafe i kane.zakoni shqiptarit eshte ndryshe e para kjo e dyta duket te ndryshoj si komb se kane mbetur pas shume.Eshte njesoj si te vij Merkeli ne Shqiperi e ti thuash mos hajde se ne kohen e nazizmit gjermanet vrane me mijera shqiptar.O popull i kosoves kohet kane ndryshuar ndryshoni dhe ju politika behet ne tavolina jo ne rruge.

    Përgjigju
    • life: 09/09/2018 18:31

      @RISTI me siguri je nga shqiperia dhe ndoshta nga Tirana(se ata jan me pak atdhetar dhe gjoja modern):Po te vrisni ty fisin djemt e vegjel motrat ti torturonin me cigare ti perdhunonin dhe me pas ti vrisnin.je me fat se po te kishin ndodhur jo vetem do te flisje ndryshe por……..

  • pulitikani: 09/09/2018 11:38

    ktu cdo gje ka qellim per te perfituar pike politikisht e asgja ma shum, si puna e dronit qe cfar su tha, a thu se droni do prishte balancat gjeopolitike te ballkanit e do plaste lufta, kush perfiton politikisht nga te dy krahet

    Përgjigju
  • hason asfaltuesi: 09/09/2018 10:47

    Eshte demokratike te porotestoni,por nuk ja vlen te digjni drunje mbi asfalt, sepse demtohet, 4m2 asfalt eshte shume e shtrejte.Nuk i a vlen per Vuchich leshin te demntoni asfaltin!

    Përgjigju
    • geg hyseni: 09/09/2018 12:31

      Nuk duhet te ishte dhene leje ketij shkaut te vinte ne Drenice...Tani hajde e prit tensione te pa nevojshme...Megjithate duhen pergezuar banoret e zoned pet shpirtin e tyre patriotik.Gjithe shqiptaret sot jane ne Drenice!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!