TIRANE- Tashmë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të funksionojë më 5 anëtarë. Por dhe prej tyre 2 duket se janë në shkelje me ligjin. Dhori Kule, veç postit në Këshillin Mbikqyrës mban dhe mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Tiranë. Duke shkelur ligjin, i cili ndalon anëtarët e Këshillit të jenë aktiv në politikë.

Po ashtu dhe Petraq Milo, duket se është në konflikt me mandatin e tij të anëtarit. Ky i fundit gjatë zgjedhjeve në strukturat e demokratëve ka marrë pjesë në takimet zgjedhore.