Milo i BSH e 2 këshilltarë të Nishanit
kandidatë për Këshillin e PD-së

Milo i BSH e 2 këshilltarë të Nishanit<br />kandidatë për Këshillin e PD-së
TIRANE - Në listën e 300 kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është dhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo. Milo vihet kështu në konflikt me ligjin e Bankës së Shqipërisë, që nuk lejon implikimin në politik, gjë që ndalohet gjatë ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në BSH.

Sipas Nenit 47 të ligjit për Bankën e Shqipërisë, një anëtar i Bordit të BSH mund të shkarkohet në rast se “gjatë ushtrimit të detyrës në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike”. 

Po ashtu, bie në sy se në listën e kandidatëve, radhiten dhe emrat e dy këshilltarëve të presidentin të Shqipërisë Bujar Nishani. Bëhet fjalë për Gjergj Lezhjën, i cili ka qenë gjithashtu koordinator në zgjedhje në degën e PD-së në Shkodër, si dhe Ylli Asllani koordinator në zgjedhjet e PD në Fier. Të dy mbajnë aktualisht postin e Këshilltarit të Presidentit të Republikës. 

Jul Deda dhe Ermal Mamaqi u ndanë nga puna, i bashkoi partia

Lista e kandidateve per anetare te Keshillit Kombetar te PD

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë