Milo i PDS: Korrektim
ose ikim nga koalicioni

Milo i PDS: Korrektim <br />ose ikim nga koalicioni
TIRANE- Aleatët e vegjël të PS janë tepër të shqetësuar në lidhje me reformën zgjedhore, dhe në veçanti në lidhje me aleatin e tyre të madh për faktin se sa dhe si po i mbron të drejtat e tyre në këtë komision. Në lidhje me bashkimin e tre partive në një konfigurim të vetëm përkrah socialistëve, për kreun e PDS-së, Paskal Milo është vetëm një ide që ka filluar të diskutohet se si mund të maksimalizojnë votën në zgjedhjet e ardhshme.

Që nga jugu i vendit ku gjendet në një tur takimesh me drejtuesit e degëve të partisë që ai drejton, Milo paralajmëron një dalje nga koalicioni me PS nëse nuk do të shkohet drejt një sistemi me korrektim kombëtar. "Nëse nuk do të ketë ndryshime të Kodit zgjedhor ne do të jemi të prirur të ndërtojmë një formacion të përbashkët elektoral, veçmas dhe të ndarë nga PS. Por nëse do të bëhet elementi korrektimit kombëtar dhe do të ketë garanci për numërimin e votave ne do të shkojmë në një koalicion të përbashkët me PS", tha Milo.

Një deklaratë që ka hedhur shumë pista dyshimi për mundësinë e hyrjes në zgjedhje të opozitës, si një aleancë e bashkuar. Ndërkohë që nisja nga puna e Komisionit për Reformën Zgjedhore si dhe mos pasjen e asnjë sinjali deri më tani, për ndryshimin e sistemit zgjedhor ka vënë në lëvizje dhe partitë e tjera të majta, pjesë e koalicionit me PS.

"PSD prej kohësh ka qenë për bashkime brenda të majtës për një koordinim sa më të mirë veprimeve të partive opozitare, të majta dhe për institucionalizimin e këtyre bashkimeve. Jemi në kontakt dhe kemi punuar vazhdimisht që ky bashkëpunim të jetë sa më i mirë", thotë Gjinushi. Nga ana e tij, Koçi i PSV 91 shprehet se "është një projekt për të bashkuar veprimin organizativ sidomos eloktoral jo vetëm të tre partive tona PSV, PSD dhe PDS por edhe të ndonjë partie tjetër në mënyrë që koalicioni ku ne bëjmë pjesë që drejtohet nga PS të jetë më efektiv në tregun politik". Koçi e Gjinushi thonë se bashkimi i partive të tyre për shtimin e efikasitet gjatë zgjedhjve, do zhvillohet brënda koalicionit me PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut