TIRANE - Poli i tretë që pritet të krijohet së shpejti do të vendosë nëse pas zgjedhjeve Shqipëria do të qeveriset nga e majta apo nga e djathta. Pohimi vjen nga Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale e aleat i socialistëve në zgjedhje. Në një intervistë për A1Report, Milo tha se koalicioni i majtë nuk është xheloz për polin e qendrës, ndërsa nuk përjashtoi një bashkëpunim paszgjedhor me të.
Sipas Milos dalja e PBDNJ nga koalicioni ishte e pritshme por nuk do të ketë ndonjë impakt negativ për të majtën falë forcave të tjera politike që janë bashkuar me të.
Paskal Milo pohoi se ftesat e Ramës ndaj Aleancës Kuqezi nuk shihen negativisht nga aleatët e socialistëve. Pavarësisht nga tonet nacionaliste, tha Milo, emëruesi i një bashkëpunimi me AK mund të jetë lufta ndaj Qeverisë aktuale.
Milo tha se aleatët do t’i paraqesin Ramës propozime konkrete. Ndërsa Partinë Demokratike e quajti një anije që po mbytet e që shpejt do të braktiset nga aleatët e saj në kërkim të alternativave të tjera.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com