Milo:PDS as në qeveri, as në opozitë
të vendosim për të ardhmen e Partisë

Milo:PDS as në qeveri, as në opozitë<br />të vendosim për të ardhmen e Partisë
TIRANË - Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka mbledhur paraditen e sotme kryesinë e PDS . Mbledhja ka pasur si kryefjalë qëndrimin që do të mbajë kjo parti në zgjedhjet e ardhshme lokale.
 
“Mbledhja e sotme në rrethana të vencanta e të çuditshme politike. PDS nuk është as në qeveri as në opozitë. Kemi qenë për një kohë të gjatë në opozitë, nga 2005-sa deri në 2013-tën ku kemi marrë pjesë në protesta. Shkuam bashkë në zgjedhje me PS dhe partitë e tjra. PS nga propozoi para zgjedhjeve një kontratë, një marrëveshje për bashkëqeverisje. Fitorja e 123 qershorit na gëzoi se ishte fitorja e 1 mln shqiptarëve të bashkuar. Shpresuam se një kapitull i ri do të hapej. Shqipëria ishte në një gjendje shumë të rëndë me arkën bosh, me një kriminalitet të frikshëm, me një kriminalitet të lartë. Programi i Rilindjes ngjalli shpresë ende pa ardhur në qeveri.”- tha Milo.
 
Paskal Milo, i ka kërkuar Komitetit Drejtues të PDS-së  që të vendosë nëse duhet të qëndrojë më në koalicion me PS-në, në kushtet kur pasi kanë pritur me durim dhe kanë mbështetur të gjitha reformat, nuk janë përfaqësuar në qeverisje.

“Me dhjetëra herë kemi lënë afate të caktuara por asnjëherë nuk janë respektuar. Personalisht ende nuk e kam humbur besimin te Rama, pasi në qeveri ka parti që kanë dhënë kontribut më të vogël se sa PDS. Kemi qenë të duruar, përgjigjja heshtje ezvarritje ndoshta për të na çkurajuar.”tha Milo
 
Ai ka analizuar të dyja anët e medaljes, edhe ata qeveritarë që sikur u shpreh ai, “ ndoshta thonë me qësendi sot: “Po këta, çfarë kërkojnë?! Ne nuk kemi rregulluar me mijëra anëtarë të PS-së që na kanë ndihmuar!” Por, – theksoi Milo, – nga kjo mbledhje ne u themi: Gabim keni bërë dhe po bëni që nuk i keni punësuar sipas mundësive dhe kontributeve. Por, kjo është punë e PS-së. Ne, vetëm të drejtën tonë kërkojmë, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Në përfundim të fjalës së tij Paskal Milo duke iu drejtuar të anëtarëve të Komitetit Drejtues të PDS-së, u ka kërkuar që në mbledhjen e ardhshme që do mbahet në prag të nisjes së fushatës elektorale të vendosin se di do të veprojnë për të ardhmen e partisë, gjithmonë duke shpresuar për reflektim nga ana e qeverisë.
 
“Ju jeni ata që duhet të vendosni se çfarë duhet bërë që të realizohet marrëveshja e vjetër? Do të vazhdojmë të mbështesim akoma qeverinë, ashtu si deri tani, pavarësisht se nuk është respektuar marrëveshja apo do të fillojmë të reflektojmë? Kjo mbetet për t’u gjykuar prej jush. Unë vetëm ju kam paraqitur disa shqetësime që shihen në dritë të diellit dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje. Por, natyrisht, ne nuk duam ta humbasim shpresën. Unë kam besim se ka ende kohë dhe hapësira që ne të respektojmë objektiva tona. Të japim mesazhin se PDS me apo pa pushtet do të jetë një forcë në zgjedhjet vendore. PDS ka qenë dhe mbetet besnike e qendrës së majtë të politikës. Aleancat PDS i ka zgjedhur për programet, jo për personat. Me votën tonë politike, do të analizojmë edhe besnikërinë e të tjerëve ndaj këtyre dhe detyrimeve që kanë ndaj nesh. Besim se gjatë javëve të ardhshme do të kemi mundësi të marrim mesazhet e duhura. Kam shpresë se do të gjenden vesh. PDS do vlerësohet për bashkëqeverisjen e vendit. Ne duhet të vendosim se çfarë do të bëjmë ne.”- tha Milo.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)