Milo: Respektim të marrëveshjes
ndryshe nuk ka më bashkëpunim

Milo: Respektim të marrëveshjes<br />ndryshe nuk ka më bashkëpunim
TIRANE- Me sa duket aleatëve të Partisë Socialiste të cilët kanë një marrëveshje parazgjedhore për qeverisjen e vendit, u ka humbur durimi për shkak të vonesave në përfshirjen në bashkëqeverisje. Kur kanë kaluar 6 muaj nga formatimi i qeverisë së re ka qënë kreu i Demokracia Sociale Paskal Milo ai që shfaq shqetësimin për mungesën e vullnetit politik nga partia aleate më e madhe për bashkëpunim ndëraleat në qeverisjen e vendit. Kështu, kur kanë kaluar dy muaj që nga nisja e negociatave me PS për përfaqësimin në qeveri PDS s’ka marrë ende asnjë post në qeverisje.

Përgjigjia për këtë shkelje të marrëveshjes së para 23 qershorit, sipas kreut të PDS, Paskal Milo, është mungesa e vullnetit politik nga socialistët. “Edhe dy muaj më vonë për fat të keq asgjë nuk ka ndryshuar përveç premtimeve se një ditë do të mund të realizohet kjo marrëveshje. Koha ka qënë e mjaftueshme, por me sa duket nuk ka vullnet politik për ta përfshirë Demokracinë Sociale, dhe jo vetëm atë, në qeverisjen e vendit”, ka qënë deklarata e djeshme e Milos për mediat, duke shprehur tërë shqetësimin e tij për këtë neglizhencë dhe anashkalim të aleatëve nga ana e kryeministrit dhe kreut të PS Edi Rama.

Njëherësh ai nuk ka munguar të paralajmërojë se, nëse thyhet besimi mes palëve, atëherë nesër një bashkëpunim mes partive do të jetë shumë i vështirë. “Që nga momenti që mund të thyhen urat e besimit midis partive politike, atëherë vështirë se mund të ketë nesër një bashkëpunim tjetër më të sukseshëm”, deklaroi në formën më të mundshme paralajmëruese kreu i PDS dje për mediat.

Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos mori mbi 11 mijë vota dhe duhet të përfaqësohej politikisht në poste të larta në nivel kombëtar dhe vendor, kjo e përcaktuar dhe në marrëveshjen parazgjedhore me Partinë Socialiste. Ndërkohë që PDS-ja kërkon përfaqësim politik në administratë, çka do të thotë poste në rang zëvendësministrash dhe drejtorësh të nivelit të lartë. Por nga ana tjetër, deri më tani aleatët e PS kanë qëndruar jashtë përplasjeve politike për poste qeverisëse, në pritje të respektimit të marrëveshjes parazgjedhore.

Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve