KURBIN - Në Fushë Milot të rrethit të Kurbinit nxënësit detyrohen të ecin çdo ditë mbi dy orë për të shkuar në shkollën 9 vjeçare. 80 fëmijë përshkojnë mbi 3 km për vajtje-ardhje nëpër një terren shumë të vështirë. Prej kohësh ata kërkojnë që shkolla të paktën t'ju sigurojë një mjet transporti por kjo gjë është e pamundur në vlerësimin e drejtorit.

Drejtori i shkollës, Kol Gjinaj pranon se nuk kanë asnjë mundësi që t’i ndihmojnë këto nxënës.

Në shkollën 9 vjeçare të Kurbinit shkojnë nxënës nga fshati Proshme, Malbardhë dhe Fushë-Milot. Në pamundësi për të paguar 1 mijë lekë te reja në muaj për lëvizje me furgon ata detyrohen të lëvizin në këmbë derisa shteti të gjejë një zgjidhje.


(er.ci/Shqiptarja.com)