Milva Ekonomi:Konektiviteti,
përmes një zone të lirë tregtie në rajon

Milva Ekonomi:Konektiviteti,<br />përmes një zone të lirë tregtie në rajon
Në kuadër të Presidencës Gjermane të OSBE-së për vitin 2016, nën kujdesin e ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, u zhvillua sot në Berlin Konferenca ndërkombëtare me temë "Konektiviteti për Tregtinë dhe Investimet".

Përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë civile nga rajone të ndryshme dhe sistemeve ekonomike të zonës së OSBE-së u mblodhën për të shqyrtuar mundësitë e tregtisë dhe investimeve në zonën e OSBE-së dhe për të promovuar lidhjet ekonomike mes vendeve të rajonit.
milva ekonomi

Me ftesë të organizatorëve, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi mbajti një fjalë, gjatë së cilës u shpreh se:

“Liderët e vendeve tona janë dakordësuar në prioritetet për zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës së rajonit dhe atë të bashkëpunimit ekonomik. Bazuar në këto angazhime, është koha për t’i kthyer këto premtime në iniciativa konkrete për të mirën e qytetarëve tanë, për më shumë mundësi e njëkohësisht shkëmbime tregtare, të cilat si pasojë do të sjellin shtimin e bizneseve dhe investimeve. Ne jemi të vendosur për një zbatim të plotë të të gjitha masave të vendosura në Samitin e Vjenës, ku përfshihen projekte në energji dhe infrastrukturë, me qëllim finalizimin e këtyre masave deri në

2016-tën. Shprehim mirënjohje për ndihmën e dhënë Shqipërisë në Samitin e Vjenës për “Rrjetin e Interkonjeksionit me Maqedoninë”.

Ministrja Ekonomi e vuri theksin se si duhet të jetë e ardhmja e rajonit.

“Ne e shikojmë të ardhmen e bashkëpunimit të ri rajonal duke investuar gradualisht për qasjen e të pasurit nga një zonjë e lirë tregtare në atë të një rajoni të lirë”, tha ajo.

Sipas Ministres Ekonomi është e nevojshme zgjerimi i iniciativave të përbashkëta edhe në fusha të tjera.

“Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në 2016, Qeveria Shqiptare kërkoi ndihmë dhe mbështetje për rehabilitimin e hekurudhës Durrës-Tiranë si dhe për punimet që do të lidhin Aeroportin Nënë Tereza si pjesë e korridorit TENT-T. Por, e shohim të udhës që krahas projekteve të prezantuara dhe atyre të tjerave që do të prezantohen, axhenda e ndërlidhjes (konektivitetit) të zgjerohet me fusha të reja si ekonomia dixhitale dhe turizmi”.

“Ne e vlerësojmë si një faktor të rëndësishëm miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të marrëveshjes për ngritjen e “Fondit të Ballkanit Perëndimor”, i cili do të mundësojë promovimin e bashkëpunimit mes vendeve nëpërmjet projekteve të përbashkëta rajonale. Por diversifikimi dhe zgjerimi tregtisë bazohet në infrastrukturën rrugore dhe atë të transportit detar dhe për këtë marrin rëndësi projektet si:

* Autostrada Adriatiko-Joniane /Expressway duke u zgjeruar me TEN-T Core Network.

* Përmirësimi dhe ndërtimi i infrastrukturës të portit të Durrësit

* Ulje të kostos për shpërndarjen e internetit nëpërmjet infrastrukturës broadband.

Shqipëria, tha Ministria Ekonomi, nga ana e saj ka ndërmarrë një plan veprimi me prioritete, njëkohësisht edhe zbatues, përpara mbajtjes të Samitit të Parisit të cilat janë duke shkuar mirë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev