Nuk ka qënë si herët e tjera prezantimi i ministrave shqiptarë në takimet e zhvilluara me homologët e tyre në vizitat e ndryshme. Këtë herë kemi parë një ministër që të dalë mbi deklaratat rutinë për takime rutinë, të deklarojë atë që prisnin bashkëatdhetarët tanë jashtë vendit, nevojën dhe mundësinë për dinjitet e barazi. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë e ftuar në TV RAIUNO në Itali, në emisionin “Italia in diretta”.
Intervista e përgatitur nga gazetari Franco di Mare për Kodhelin ishte: Ç’vend është sot Shqipëria? Pasi theksoi pozicionin e saj si grua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Kodheli shtoi se “ky shekull do jetë ai i grave, të cilat kanë një forcë të madhe”. E pyetur se “vjen nga një vend, ku roli i grave s’ka qenë aq primar”, Kodheli u përgjigj: “Varet. Unë kam qenë me fat. Por është gjithmonë kjo luftë dhe s’është e lehtë, edhe duke bërë thjesht politikanen s’është e lehtë, për një grua që drejton Ministrinë e Mbrojtjes, gjithashtu”. Gazetari italian nuk harroi të pyesë Kodhelin për çështjen “Trotta”.
Madje u transmetua edhe një kronikë për kallëzimet penale në prokuroritë në Milano dhe Tiranë rreth diplomës false të djalit të Umberto Bossit. Në kronikë u theksua se “Trotta nuk ishte as i diplomuar në Itali, edhe pse ka provuar tri herë. Por Renzo Bossi, i cili 4 vjet ekziston si student dhe i diplomuar doktor në ekonomi, edhe pse nuk e ka frekuentuar kurrë universitetin. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga ai. Të dy fëmijët e Umberto Bossit u tha se do përgjigjen para drejtësisë.
Gazetari italian ka theksuar se Trotta mund të denoncohej nga Shqipëria për emigracion klandestin pasi nuk ka gjurmë të tij në Shqipëri. Ministrja Mimi Kodheli ka mbështetur faktin se "S’ka shkelur kurrë Renzo Bossi në Shqipëri dhe askush nuk e ka marrë një diplomë të tillë si ai. Ky është një ofendim për gjithë ata që studiojnë drejt dhe ndershëm”. Sipas Kodhelit një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrë në një universitet publik.
“Më vjen keq për Renzo Bossin, se duhet të dijë që për t’u diplomuar duhet të studiojë”, u përgjigj Kodheli. Më tej ajo u pyet se “shumë shqiptarë flisnin italisht, pasi e kanë mësuar këtë gjuhë nga televizionet. Ndërsa sot po ndodh edhe dukuria e kopjimit të televizioneve italiane. Dhe këtu janë kujtuar disa prej emisioneve si “Fiks Fare”, “Ç’a thu”, “E diela shqiptare” apo “Krasta shoë”, "Vizioni i pasdites" etj. "Pse mos marrim anën pozitive të kësaj gjëje?! Diçka e gabuar është, por nëse janë gjëra të bukura që i shërbejnë publikut, pse jo?!”, ka përmbyllur komentin e saj ministrja shqiptare.
Në lidhje me luftën e anti trafikut të drogës mes dy vendeve, Kodheli ka shtuar se "ka një rritje bashkëpunimi mes dy shteteve, ka një funksionim më të mirë, unë jam këtu dhe për këtë çështje, për një task force anti-drogë". Mbi trafiqet ajo ka theksuar se ato janë një problem jo vetëm mes Italisë dhe Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera. "Italia dhe Shqipëria janë dy shtete europiane, të NATO, ku s’duhet të kalojnë trafiqe që kanë të tilla probleme. Por ne shohim çdo ditë në Lampedusa, është problem global emigrimi", theksoi Kodheli. "Ka shumë shqiptarë që kanë gjetur punë në Itali. Do donit t'i bënit një përshëndetje atyre?", ishte pyetja e gazetarit italian.
Kodheli pasi ka përshëndetur në italisht, u është drejtuar më pas në shqip bashkëkombasve të saj, duke u bërë thirrje të kthehen në atdhe: "Përshëndes me dashuri gjithë shqiptarët dhe i ftoj të jetojnë në Shqipëri. Ne qeverinë në Shqipëri e kemi quajtur qeveri e gjeneratës tjetër", përfundoi intervistën Kodheli. Që ka garantuar një shikueshmëri të lartë në vendin fqinj, por dhe në Shqipëri, dhe përmes komenteve në rrjetet sociale.

(Foto/Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë intervistës në "Rai Uno")
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com