Mimoza Ahmeti largohet nga BB8?
Autorja: S'më është konfirmuar asgjë

Mimoza Ahmeti largohet nga BB8?<br />Autorja: S'më është konfirmuar asgjë
Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Big Brother 8” nuk ka nisur një rrugëtim të mbarë përgjatë 100 ditëve lojë. Vetëm një javë pas futjes së banorëve në shtëpi, u prejashtuan dy nga 16 banorët të cilët u përfshinë në një debat të ashpër, duke thyer rregullat që Vëllai i Madh ka vendosur.

Por, kjo nuk ndalet këtu, një postim i opinionistes Mimoza Ahmeti ka sjell një debat të gjerë në rrjetet sociale, duke deklaruar se mund të largohet nga ky format televiziv. E kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.Com”, autorja Zefina Hasani thotë se nuk ka kontaktuar me opinionisten Mimoza Ahmeti dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me dorëheqjen e saj. “Nuk më është konfirmuar asgjë në rrugë zyrtare përsa i përket çështjes së debatit në fjalë. Unë nuk merrem me statuse “facebook”-u, Mimoza nuk më ka kontaktuar në lidhje me debatin”, tregon autorja e “BB8”.

Reagimi

Pas shkrimit të Mimoza Ahmetit pjesë e së cilit i adresohet opinionistit Olti Curri, ky i fundit është shprehur në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, posterat që ai boton janë thjesht humor. Gjithashtu ai i ka shtuar se edhe ajo vetë bën humor dhe nëse i saji është ndryshe nga i Oltit atyre, Ahmeti duhet të përpiqej ta kuptonte. “Moza e shtrenjtë që të dua aq shumë sa të kam dashur e do të dua.

Posterat që botoj janë lloji i humorit që unë bëj sepse ashtu më vjen, ti që vetë përdor humor duhet ti kuptosh. Nëse humori im është ndryshe nga i joti duhet të tregosh edhe tolerancë. Unë jam Olti Curri gazetar i Olti Curri fan-page, blog me komente për spektakel & art. Kam një emision në “Top Albania Radio”, por vijën editoriale të faqes time nuk e cakton absolutisht Top Channel. Sa për faktin që paske "qarë halle" me Edisonin se dua t'ju fus në sherr, nuk kam koment. Ndërkohë që uroj që në Big Brother (por edhe në çdo emision tjetër) të vazhdosh me opinione, sepse mendimi yt që fluturon i lirë në një botë që mund të na friksojë, por na magjeps është i domosdoshëm”, përfundon reagimi i Olti Currit.

mimoza ahmeti
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit