Minatorët e Bulqizës sot
takim me ACR për rrogën e 13-të

Minatorët e Bulqizës sot<br />takim me ACR për rrogën e 13-të
TIRANE- Minatorët e Bulqizës do të takojnë sot administratorin e përgjithshem të ACR-së për të kërkuar pagën e 13-të dhe 50% e pagës së prapambetur. Minatorët deklarojnë se këto detyrime ende nuk janë plotësuar nga firma, dhe kërcënojnë me rifillimin e protestave nëse nuk do plotësohen kërkesat.

Takimi i një përfaqësie nga minatorët dhe administratori i përgjithshëm i ACR-së pritet të zhvillohet në Tiranë.

Të mbledhur 5 ditë më parë, sindikalistët i bënë thirrje firmës koncesionare ACR, ministrit të Ekonomisë Nasip Naço dhe ministrit të Punës, Spiro Ksera, që miniera e Bulqizës të rifillojë punën sa më parë, në nivelin 15-16 si dhe në zonën D. Gjithashtu kërkuan dhënien e pagës së 13-të, mbështetur në kontratën kolektive të punës dhe në akt-marrëveshjen e nënshkruar, pas përfundimit të grevës dhe protestave. Në minierën e Bulqizës vijon puna në nivelet 12,13 e 14.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari