TREPÇË - Greva e minatorëve të Trepçës është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë galerive ku qëndronin prej tre ditësh. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i “Trepçës”, Musë Mustafa, i cili në një deklaratë për mediat kosovare tha se greva është pezulluar, por nuk është ndërprerë përfundimisht.
Minatorët kanë pranuar shtyrjen e saj për një afat kohor prej 1 muaji dhe zëdhënësi i tyre nuk jep detaje mbi kushtet e vendosura në arritjen e kësaj marrëveshje. Qindra minatorë të minierës së Stantërgut u futën në grevë në galerinë e tetë duke kërcënuar se nuk do të dilnin nga aty nëse qeveria e Kosovës nuk do të jepte një zgjidhje për çështjen e minierës së Trepçës.
Sipas mediave kosovare gjendja e tyre ishte përkeqësuar dhe ishte e pamudnur të vazhdonin më. Pak më herët u dha lajmi për pezullimin e grevës për një muaj, me qëllim për t’i dhënë kohë institucioneve të Kosovës që të gjenin zgjidhjen për pronësinë dhe likuidimin e mundshëm të saj.
Minatorët protestuan kundër vendimit të Kuvendit të Kosovës për mos kalimin e minierës në pronë private dhe shtyrjen e zgjidhjes së çështjes së Trepçës, duke e votuar nëpërmjet një ligji të veçantë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com