Punëtorët e nëntokës në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës kanë hyrë në ditën e tetë të protestës. Ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Çdo ditë, minatorët mblidhen në hyrjen kryesore të kompanisë “Tete Albania” por deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog mes palëve.

Sipas punëtorëve, kompania nuk ka njohur sindikatën që ata kanë krijuar, duke argumentuar se ajo nuk ka dokumentacionin ligjor.

Minatorët thonë se janë të vendosur të qëndrojnë në këtë formë presioni derisa kompania te nenshkruaje kontratën kolektive.  Gjithashtu kërkojnë ndërhyrjen e Inspektoratit të Punës.