Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës, vijojnë të protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.
Prej 10 ditësh rreth 70 minatorë kanë bojkotuar punën dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje mes palëve, pasi kompania nuk ka pranuar të ulet në bisedime me pretendimin se sindikata e krijuar nga punonjësit nuk plotëson kriteret ligjore.
Minatorët paralajmërojnë nisjen e grevës se urisë nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsiderate, ndërsa akuzojnë kompaninë turke se po hakmerret me largime nga puna veprime të cilat i konsiderojnë antiligjore.
Punëtorët e nëntokës kërkojnë kushte më të mira pune dhe pagat me të lartë, njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. Nga ana tjetër kompania turke “Tete Albania” nuk njeh sindikatën e tyre. Një dite me parë u ka komunikuar largimin nga puna 16 minatorëve pjesë e këshillit sindikal, me pretendimin se kane braktisur punën, duke sjellë dëm të madh ekonomik.
Komente











Ne rradhe te pare rregulloni sindikaten sipas kritereve ligjore qe t'u mbyllni gojen pronareve te minieres,se dyti,mos lejoni grevethyes,e mos lejoni qe kompania t'i zevendesoje ata qe pushoi,se treti,mos hyni ne greve urie.Grevat e urise jane akte qe kane patur sukses ne kulturen shqiptare,si ajo e minatoreve te Valiasit,apo studenteve,por keta jane te huaj,kane mendesi tjeter.Nje ndalim komplet i punes duke mos lejuar zevendesime,ka shume me teper efekt.
Përgjigju