Minatorët në protestë përballë Kryeministrisë: Të miratohet statusi

Rreth 30 minatorë po protestojnë që nga orët e para të mëngjesit përballë Kryeministrisë, për miratimin e statusit të tyre. Gazetari i Report Tv raporton se midis protestuesve haset prania e grupit nismëtar të statusit të minatorit; Nikoll Gjoka, Dede Marku dhe Mark Gjergji.  Krahas të përmendurve, vihen re edhe përfaqësues të sindikatave dhe konfederatave.

Një pjesë e protestuesve mësohet se janë larguar për shkak të përkeqësimit të motit, ndërsa dy prej tyre janë drejtuar për në spital për shkak se iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Një prej tyre u shpreh për Report Tv se ditën e nesërme do të shtohet numri i protestuesve. Sa i takon atyre që shihen të pranishëm në protestë, vihen re me pankarta nëpër duar ku shkruhet: 'Zoti kryeministër, mbaj premtimin e dhënë', 'Minatorë bashkohuni për fitore', 'Qeveritarë, nuk ju lejojmë të talleni me djersën dhe dinjitetin tonë', 'Të miratohet statusi', etj.

Më datë 16 nëntor, një grup minatorësh paralajmëruan pikërisht nga Kryeministria se më datë 26 nëntor do të nisnin protestën e tyre për miratimin e statusit të minatorit. Sipas tyre, kostoja financiare është totalisht e përballueshme për shtetin për marrjen e statusit të minatorit, gjithmonë nëse mirëmenaxhohen pasuritë nëntokësore. 

Një pjesë e minatorëve që po protestojnë përpara Kryeministrisë për miratimin e statusit të minatorit
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?