E quajti ‘ikonë të krimit’, KLP mblidhet nesër për ‘ndëshkimin’ e Lulzim Bashës pas sulmit ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj

E quajti ‘ikonë të krimit’, KLP mblidhet nesër për ‘ndëshkimin’ e Lulzim Bashës pas sulmit ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj

Lulzim Basha dhe Elizabeta Imeraj

Përplasja në distancë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj, të cilët shkëmbyen akuza të rënda, me nxitës Bashën, do të bëhet pjesë e axhendës së diskutimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që konsiderohet edhe si qeveria e sistemit të prokurorisë në Shqipëri. Imeraj ka depozituar një kërkesë në KLP, ku i kërkon Këshillit që të mbajë një qëndrim publik ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili e konsideroi prokuroren ikonë të krimit, një akuzë kjo befasuese dhe tepër e rëndë. Pas protokollimit të kërkesës, KLP do të mblidhet nesër për të diskutuar mbi këtë çështje. Pas diskutimeve, KLP mund të dalë me një deklaratë, për të dënuar sulmet e Bashës ndaj zonjës Imeraj, e cila sapo ka kaluar shkallën e parë të Vetingut.

Por, ekziston edhe mundësia që KLP të mos shprehet. Zakonisht, në rastet e sulmeve verbale, mesazheve kërcënuese apo sulmeve fizike ndaj prokurorëve, KLP është pozicionuar në mbrojtje të tyre. Po çfarë ndodhi mes prokurores Elisabeta Imeraj dhe Lulzim Bashës? Katër ditë më parë, nga një studio televizive, Basha artikuloi akuza të rënda ndaj zonjë Imeraj. “Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat, dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte këtë. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit”, tha Basha në Real Story.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë edhe reagimi i kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila i dha një mesazh Bashës, teksa tha se kriminelët nuk mund t’i bënin presion, se kreu i opozitës ishte ikonë e shpëtimit nga veprimi i drejtësisë me procedurë dhe se kishte dosje në prokurorinë që ajo drejton. “Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë. Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli”, tha ndër të tjera Imeraj. 

Gjatë procesit të Vetingut, nuk pati asnjë gjetje serioze për të kompromentuar figurën e zonjës Imeraj. Por ra në sy qëndrimi i ashpër i vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs. Si asnjëherë më parë, përplasjet mes Theo Jacobs dhe Imerajt zgjatën rreth 5 orë, shoqëruar me akuza, kundërpërgjigje dhe ironi. Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për përgjime të paligjshme, shantazhim të anëtarëve të KPK-së, përpjekje të organizuar për ndikim të paligjshëm në proces dhe se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij. Hans Kijlstra tashmë është larguar nga ONM. 

Elisabeta Imeraj i kundërshtoi ashpër të gjitha këto pretendime të Theo Jacobs. Ndërkaq, trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, me votë unanime, në datë 1 prill 2021, konfirmuan në detyrë zonjën Imeraj. Pesë ditë para konfirmimit në detyrë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë e emëroi Elisabeta Imerajt kryeprokurore të Tiranës, pasi deri atëherë ishte e komanduar. Elisabeta Imerajt ka punuar për 13 vite në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka pasur në dorë dosje të rënda të korrupsionit dhe krimit. Në gusht 2018 ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosta: 13/04/2021 22:36

    Ikone e krimit?! Ku ta gjesh, ajo eshte akoma me keq. Imagjino, ndau dhe burrin me letra se i prishte biografine. Per mese 10 vite burrin e kishte sekser, meqe ishte dhe me rekorde kriminale ne Angli dhe Shqiperi. Pysni znj. Genta Bungo se e njef me mire rastin.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 13/04/2021 20:21

    Ah moj goc nuk e dije qe do ju sherbeje ketyre legenave e qenerve sic ju kan sherbyer nga 30 vjet. E sot perballesh me te sharat e qenerve politik te shqupit se gje tjeter nuk kemi degjuar per 30 vjet.

    Përgjigju
  • Prokurori: 13/04/2021 19:29

    Zonja Elisabeta po te jesh grua fisnike nuk duhet ta akuzosh vetem se te tha se je ikona e krimit ne fakt eshte Lulushi ikona e krimit qe vrau 4 qytetare te pafajshem ndersa ju as keni vrare e prere si ata qe 26 i vrane ne Gerdec 4 ne bulevard.

    Përgjigju
  • Albi: 13/04/2021 18:32

    Po per ndeshkimin e Theos qe cfare nuk tha per Elisabeten kur do mblidhet kpk? Ahahahhaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Sot ora 22:00 në Crime Story

'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Sot ora 22:00 në Crime Story