/ATSH/- Në 20 vitet e fundit, volumi tregtar i mallrave është rritur mesatarisht rreth 13,7 % në vit, me një rritje mesatare vjetore për eksportet rreth 17,5 % dhe 12,7 % për importet.
Grupet më të rëndësishme të mallrave që Shqipëria eksporton janë ato të tekstileve dhe këpucëve, produkteve minerale dhe metalet bazë. Grupet më të rëndësishme të mallrave që importon janë në makineri, pajisje mekanike, elektrike, ushqime, pije, duhan dhe produktet minerale.
Në vitin 2014 eksportet e grupeve "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" dhe "Tekstile dhe këpucë" zunë ekzaktësisht të njëjtën peshë, 33,6 % secili në totalin e eksporteve shqiptare. Dy nga partnerët kryesorë si për eksportet, ashtu edhe për importet për vitin 2014, janë Italia dhe Turqia, duke zënë rreth 55,9 % të eksporteve shqiptare dhe 36,9 % të importeve.