Mini Shengeni i Ballkanit/ Rama mbërrin në Serbi, takohet me Vuçiç, Zaev e Ana Brnabic

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të mërkure ka mbërritur Novi Sad të Serbisë, ku është takuar me Presidentin serb Alexandar Vuçic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Po ashtu në këtë takim ka qenë e pranishme edhe kryeministrja Ana Brnabic

Ky takim vjen në kuadër të një marrëveshje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një mini Shengen brenda Ballkanit. Këtë disa ditë më parë e kanë bërë të ditur edhe mediat serbe ku pas një takimi mes Aleksandar Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Ramës  në New York, është diskutuar për heqjen e barrierave të ndryshme për biznesin mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.

 Rama sapo ka mbërritur në Serbi është takuar fillimisht me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.

"Ajo që diskutuam mbrëmë (vonë të hënën) është ajo që duam të bëjmë më specifike. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht," u tha Vuçiç gazetarëve në New York.

Rama ne Serbi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Rama në Serbi, nuk harron pantallonat e 'çuditshme'

1570647826_1570645657rama3.jpg
Kryeministri Rama i cili ndodhet në Serbi për nja takim zyrtarë, nuk ka harruar që të vesh pantallonat e 'çuditshme' të gjata e të gjera. Rama shpesh herë preferon që të veshë këto llojë veshjesh që në fakt nuk jemi mësuar që tua shikojmë politikanëve.

Në këtë takim Rama ka takuar kryeministrin serb Ana Brnabic, presidentin Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për të biseduar rreth një 'shengeni' brenda Ballkanit. Në fotot e publikuara bie në sy pantallonat e Ramës.

Ora 20:17
FOTO LAJM/ Rama takon Vuçiç, Zoran Zaev dhe Ana Brnabic në Serbi


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi për një vizitë dy ditore, ku pritet të firmoset një marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për sa i përket heqjes se barrierave të ndryshme për biznesin. Së fundmi janë publikuar edhe pamjet ku kryeministri Rama është së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministren Serbe Ana Brnabic dhe kryeministrin e Maqedonise së Veriut, Zoran Zaev. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 10/10/2019 09:55

    Si nuk ka frik se e helmatori.

    Përgjigju
  • O tej: 09/10/2019 22:56

    Rami Eshte figure o tej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë