Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, ku ata do të vijojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaev-in përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkruan Vuçiç në Instagram.

Postimi i Vuçiç

Brenda vitit 2021 pritet që të 'vihet në jetë Mini Shengeni' mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Sipas  kryeministri Rama brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.

Më anë të kësaj dakordësie në Novi Sad mes tre vendeve, do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.