Rama e thotë shqip në Serbi: ‘Mini Shengeni Ballkanik’ realitet brenda 2021, e shkuara nuk duhet të na mbajë peng (VIDEO)

Brenda viti 2021 pritet që të 'vijë në jetë Mini Shengeni' mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Rama gjatë konferencës që kanë mbajtur në Novi Sad liderët e tre shteteve, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Takimi dy ditor mes tre liderve të Balkkanit Perëndimor vjen në kuadër të bashkëpunimit për të krijuar një zonë si Shengeni në Europë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama ndër të tjera ka deklaruar se ky projekt për të krijuar një Shengen brenda Ballkanit duhet të merret përsipër që të realizohet brenda vitit 2021. Sipas Ramës brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.

Më anë të kësaj dakordësie në Novi Sad mes tre vendeve do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.

Kryeministri Rama, në konferencën për shtyp ka theksuar se “ Në këtë takim na ka mbledhur nevoja për të rritur ekonominë, për të ulur papunësinë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur shpejtësinë e shkëmbimeve tregtare dhe për 5 liritë themelore që janë në bazë të Europës së Bashkuar."

VIDEO KONFERENCA 


Në funksion të çuarjes përpara të planit të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, Rama tha se “nuk do të presim të na ulin në tavolinë miqtë tanë europianë, por do të bëjmë gjithçka që ky proces të bëhet realitet, jo vetëm për tre vendet tona por për të gjitha vendet e rajonit, përfshi Kosovën."

Në këtë takim u fol edhe në gjuhën e shifrave. Perfitimet jane kolosale nga ku projekt per te cilin vendet e Ballkanit Perendimor kane rene dakord qe ne 2017 ne Samitin e Triestes me kancelaren Merkel e Presidentin Macron.

Duke folur me shifra Kryeministri Rama tha se deri tani qytetarët e vendeve ballkanike iu është dashur të qëndrojnë 26 milion orë pritje në vit për të kaluar nga njëri kufi në tjetrin dhe se kostua e këtyre pengesave ka qënë 5 fish më e lartë. Po ashtu  janë 350 mijë kompani që veprojnë në rajon, ka një treg me mbi 20 milionë konsumatorë, te cilet me levizjen e lire do ta kene me te lehte te kalojne nga nje vend ne tjetrin. Historia- tha Rama, nuk duhet të taksojë të ardhmen tonë. Ndërkohë, takimi i radhës midis tre shteteve do të zhvillohet më 10 nëntor, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. 

Ndërsa Vuçiç ka thënë se “Dokumenti bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

"Një plani të përbashkët. Nuk do të presim do të shkojmë përpara. Do të bëjmë gjithçka që na takon që kjo të ndodhe por te gjithë së bashku. Për të gjitha vendet e rajonit. Familja e madhe ka problemet e vete atë brendshme por ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe mos dakortsive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në këtë rajon. Ku i gjithë rajoni si i tërë të japë një shenjë të qartë se nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe nuk është fidanishte për të bërë eksperimente në pritje që familja europiane të jetë gati të na përfaqësojë, Është në saj të së ardhmes europiane. Duke parë të tashme si një formë që punon intensivisht. Jam dakord të takohemi në Ohër të ftohen të gjithë të tjerët. Por ama një situate e njohur këtu dhe atje të na mbajë peng. Të shkojmë përpara. E rëndësishme është që të garantojmë atë që kemi marrë përsipër brenda 2021 territori i Ballkanit Perëndimor ku liritë të mos jetë aspiratë por realitet lirija e lëvizjes të jetë e vërtetë. Mund të kenë 'copt right' e Shenget po ne do i gjejmë një emër tjetër. Garancia do të jetë sigurimi i perimetrit  jashtë,m Nuk ka asnjë veto për askënd dhe asgjë. Është moment historik. Erdhëm në këtë ditë dhe duhet ta bëjmë realitet nuk duhet të mbesim peng e 26 milion orëve që na duhet të kalojmë nag nj kufi në tjetrin. Nuk kanë pse ti paguajnë këtë populli."

Vuçiç ka deklaruar: 

“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi”, tha Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai shtoi se përveç qytetarëve, kjo marrëveshje do të sjellë përfitime edhe për ekonominë e këtyre vendeve.

Vuçiç tha se është rënë dakord që takimi i ardhshëm të zhvillohet në Ohër në 10 nëntor, dhe aty pritet që vendet të dalin me masa konkrete. Presidenti serb tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor papunësia llogaritet 19.1%.

“A mund ta imagjinoni të keni një treg pune? Rritje e konkurrencës, zgjidhje më të lehta dhe pa problem. Kush ka leje pune në Shkup, e ka në Beograd, kush e ka në Beograd e ka dhe në Tiranë…këto janë gjëra fantastike nëse mund t’i zgjidhim. Plani është ti zgjidhim deri në vitin 2021” tha Vuçiç.
 

Ndërsa Zaev ka deklaruar: 

“Ne kemi potenciale që mund ti shfrytëzojmë dhe kështu do të fitojmë më shumë respekt nga BE”, tha Zaev.

Ai u bëri thirrje edhe liderve të tjerë të Ballkanit të bashkohen me iniciativën, sepse Ballkani sipas tij është frymëzim për forcim të bashkëpunimit.

“Ne kemi nevojë të investojmë shumë më tepër në punë intensive sesa të jemi të kenaqur me atë që është arritur deri më tani. Rajoni ynë patjeter që duhet të përmirësojë bashkëpunimin për aplikimin e katër lirive themelore: lëvizje e lirë e mallrave, shërbimeve, punëtorëve dhe qarkullimit” tha ai. Sipas kryeministrit të maqedonisë së Veriut, nëse investitorët e huaj afrohen në ballkan do të gjejnë një treg me mbi 20 milionë konsumatorë.

Nisma u mirëprit nga dhomat rajonale të tregtisë të të gjithë Ballkanit Perëndimor që mbledhin më shumë se 350 mijë kompani.

Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi dhe dëshiroj ta bëj shumë të qartë, nuk synon asnjë eksluzivitet, përkundrazi është një hap me synimin për një proces gjithëpërfshirës dhe në deklaratë do të mund të lexoni lehtësisht të flitet gjatë gjithë kohës për Western Balkan Six.

Por nga ana tjetër ka një rrugë që na ka sjellë deri këtu. Ka një proces që na ka angazhuar të gjithëve, me mbështetjen e partnerëve tanë europianë, nga ku kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë, pa pritur më shumë nga të tjerët. Më shumë në funksion të njerëzve tanë, në funksion të lëvizjes së lirë në këtë territor, në funksion të lëvizjes së mallrave dhe të shërbimeve, por edhe të kapitaleve në këtë territor. Mjafton vetëm një shembull për të kuptuar sesa e nevojshme është të shtyjmë fort përpara. 26 milionë orë në vit pritje në kufijtë respektivë.

Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se pavarësisht se e dimë botërisht që ka çështje të hapura në zemër të këtij rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që, duke rënë dakord, të mos biem dakord për këto çështje, të dakordësohemi për atë që na bashkon në funksion të qytetarëve të gjithë këtij rajoni.

E fundit që kam, pa dashur të zgjatem më tutje, dua të theksoj se në vitin 2017, në takimin e radhës së Procesit të Berlinit në Trieste ishim dakord për një plan veprimi në funksion të zonës rajonale ekonomike dhe dy vjet prej asaj dakordësie nuk është se kanë ndodhur mjaftueshëm gjëra që janë përkthyer në më shumë rritje ekonomike, më shumë punësim, më shumë integrim dhe ndërveprim. Pra, në thelb, qëllimi që na ka bashkuar në këtë format është të shtyjmë përpara me shumë më tepër energji, me shumë më tepër koordinim procese që në letër janë shkruar dhe janë miratuar më shumë se një herë dhe të mos presim që këtë ta bëjnë të tjerët për ne, sepse, në fund të fundit, ne në shqip kemi një proverb: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta.” Shohim tre prej jush në këtë takim, sot. Pse mungojnë përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës dhe kur pritet të jeni të 6 sëbashku, pa praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Europian? Nëse do të keni mirësinë të lexoni Deklaratën e Përbashkët nga fillimi deri në fund, deklarata nënvizon natyrën gjithëpërfshirëse të kësaj iniciative. I vetmi ndryshim është që nuk na ka mbledhur këtu ndonjë kujdestar nga Brukseli, apo nga vende mike dhe partnere jashtë nesh, por na ka mbledhur këtu nevoja për të rritur ekonominë, nevoja për të ulur papunësinë, nevoja për të luftuar krimin e organizuar transnacional, nevoja për të luftuar emigracionin e paligjshëm, nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve, nevoja për të rritur shpejtësinë e shkëmbimeve dhe për të garantuar në këtë rajon katër liritë themelore, të munguara sot e gjithë ditën, që janë në bazë të Europës së Bashkuar. Kjo na ka mbledhur këtu.

Nga ana tjetër e kemi bërë shumë të qartë në deklaratë se nuk do të presim dhe nuk do të rimë në vendnumëro në funksion të çuarjes përpara të të gjitha atyre pjesëve të një plani të përbashkët, të miratuar në kuadër të Procesit të Berlinit, që sot e gjithë ditën ka mbetur në letër. Nuk do të presim, do të shkojmë përpara dhe patjetër që do të bëjmë gjithçka na takon që kjo të ndodhë për të gjithë sëbashku, për të gjitha vendet e rajonit, jo thjesht për tre vende.

Synimi ynë i përbashkët është e nënvizuar, të jemi pjesë e familjes së madhe të Europës së bashkuar, por ndërkohë që familja e madhe e  Europës së bashkuar ka problemet e veta të brendshme, ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe as peng i mosdakordësive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në të gjithë këtë rajon dhe që meritojnë nesër të jetojnë në një zonë ku të katër këto liri janë të garantuara dhe ku i gjithë rajoni, jo thjesht individualisht, por edhe si i tërë, jep një shembull të qartë që nuk është zonë e kategorisë së dytë, nuk jetojnë qytetarë të kategorisë së dytë dhe nuk është asnjë fidanishte për të bërë eksperimente në pritje që familja europiane të jetë gati të na përqafojë dhe të na ulë në tavolinë. Është gjithçka në funksion të së ardhëm europiane, në funksion të së ardhmes së fëmijëve tanë, por, duke e parë të tashmen, jo si një kohë që duhet kaluar në pritje, por si një kohë që duhet punuar intesivisht.

Kemi rëmë dakord që të takohemi në Ohër përsëri dhe po  ashtu kemi rëmë dakord që do të ftohen të gjithë të tjerët, pa diskutim. Ama nuk diskutohet gjithashtu, që një situatë e njohur përsëritjesh së probleme këtu dhe atje na mbajnë peng që të gjithëve. Duhet të shkojmë përpara, sepse mund të jetë më ë lehtë që të rrimë nëpër barrikada dhe të evokojmë të shkuarën në funksion të simpative të momentit, por është më e keqja që mund t’i bëjmë fëmijëve tanë. Pra, asnjë shqetësim në asnjë aspekt. E rëndësishme është që të garantojmë atë që kemi marrë përsipër. Brenda vitit 2021, ky territor, pra, territori që mbulohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë një territor ku të katërta liritë të mos jetë më një aspiratë, por të jetë një realitet, ku, mbi të gjitha, liria e lëvizjes së të gjithëve të bëhet njësoj si në Zonën e Shengenit.

Miqtë tanë europianë duan të kenë copyrite e emrit dhe kur unë them “Shengen”, thonë “ç’është ky Shengen”, mund t’i gjejnë një emër, s’ka problem, por do të jetë e njëjta gjë. Kush hyn nga në një nga vendet tona do të jetë i lirë të qarkullojë në të gjitha vendet ngado që të vijë. Garancia do të jetë bashkëpunimi për sigurimin e gjithë perimetrit të jashtëm.

Në ndërkohë, kjo është e dakordësuar, vullneti është i plotë për ta bërë me të gjitha vendet. Nuk ka asnjë veto, - këtë e them për audiencën shqiptare, - nga ana e Presidentit, apo nga ana e Serbisë për askënd dhe për asgjë. Ky është një moment kapërcimi historik, sepse, kur unë flisja për Shengenin dhe kufijtë e hapur, menjëherë ngriheshin lloji-lloji hipotezash nga të gjitha anët. Ja pra ku erdhëm në këtë ditë, tani duhet ta bëjmë realitet, që njerëzit në këto territore të mos pengohen nga 26 milionë orë pritje në vit për të kaluar një kufi. Shikoni dhe një shifër tjetër, është 5-fish kostoja e qytetarëve, krahasuar me Bashkimin Europian, për të kaluar nga një kufi në tjetrin. Këto kostot nuk kanë pse t’i paguajnë qytetarët. Historia boll na ka lënë mbrapa, por nuk mund të vazhdojë të taksojë të ardhmen tonë. Taksat i vendosin parlamentet e zgjedhur, taksat nuk i vendos historia. Faleminderit!

A ka ndonjë parashikim nga aspekti ekonomik lidhur me përfitimet ekonomike që ne si qytetarë të thjeshtë do të nxjerrim prej kësaj dhe kur?

 Së pari, është shumë e qartë që kostot e kësaj situate shumë e shumëvjeçare janë në sytë e kujtdo që do të shikojë. Kostot e pritjes me shekuj në një vit në kufi, kostot e çdo qytetari që kalon kufirin. Shikoni vetëm çfarë kostosh ka një qytetar që nga ana tjetër e kufirit tonë vjen për në Shqipëri që jemi ngjitur dhe pastaj llogarisni se çfarë do të sjellë ulja e gjithë këtyre kostove. Por, natyrisht, pyetja është legjitime dhe kjo na ka mbledhur, jo thjesht të ulim kostot, por të sjellim më shumë ekonomi, më shumë punësim, më shumë të ardhura dhe patjetër një rritje më agresive të pagave dhe pensioneve në gjithë territoret tona. Për këtë kemi angazhuar edhe një grup pune me ekspert të vendeve tona dhe me një ekspertizë të mirënjohur botërisht, pra, ndërkombëtare dhe në takimin e Ohrit do jemi në gjendje që të japim më konkretisht se çfarë të mirash ka i gjithë ky proces.

Përpara se ta mbyll, dua ta përsëris, nuk ka asgjë në takimin e sotëm që është e panjohur dhe është e pamiratuar bashkërisht nga gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë Procesit të Berlinit, apo gjatë gjithë ndërveprimeve të tjera. Ka vetëm një gjë të re, vullneti për t’i dhënë një shtysë përpara të gjitha atyre për të cilat kemi rënë dakord dhe kanë mbetur në letër dhe për të mos pritur që këtë ta bëjnë të tjerët për ne, për të mos pritur që të gjejmë për çdo gjë dakordësinë e të tjerëve, - kur them të tjerët, kam parasysh miqtë dhe partnerët tanë që janë të mirëseardhur të kontribuojnë, - por ne nuk kemi më mundësi të presim si rajon dhe kjo është ajo që po themi sot.

Ndërkohë që tre vendet që sot nuk janë këtu të pranishme, nuk janë absolutisht as të përjashtuar dhe as të vendosur në një korsi tjetër. Janë të mirëpritura qysh në takimin e radhës të na bashkohen. Ndërkohë të gjithë ne këtu jemi në dispozicion të një projekti të përbashkët, për të krijuar një hapësirë të përbashkët. Kam dëgjuar lloj-lloj kritikash lidhur me këtë hapësirë, të gjitha janë - me gjithë respektin - kritika që nuk sjellin alternativë, por thjesht nisen nga status quo dhe e shkuara. Ne nuk mund të mbyllim sytë përpara fakteve, përpara shifrave dhe përpara mundësive. Janë mundësi të jashtëzakonshme.

Po i tregoja mbrëmë Presidentit dhe Kryeministrit se në një guidë turistike të mbretërisë shqiptare, një guidë fare primitive e kohës, e printuar me mjetet e kohës, oferta turistike i tejkalonte kufijtë e sotëm dhe kushdo që vinte në atë numër të vogël në Shqipëri, në atë kohë, për të vizituar Shqipërinë, merrte në dorë një guidë turistike që shkonte përtej territorit të Shqipërisë. E pra, çfarë na pengon që 2 milionë, apo  më shumë se 2 milionë turistë që vijnë vizitojnë kryeqytetin e Serbisë të kenë akses të shpejt dhe të menjëhershëm në mrekullitë e natyrës së Shqipërisë, apo të Maqedonisë së Veriut, apo dhe më gjerë? Na pengon vetëm burokracia dhe pengmarrja e historisë. Ndërkohë që fëmijët tanë na kërkojnë të bëjmë këtë, pikërisht këtë, t’i japim mundësi vetes dhe njëri-tjetrit që duke i bashkuar forcat, duke bashkuar pjesët tona të ofertës, sepse ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det, ne kemi një vend të bukur, por, nëse bashkohemi me ju, atëherë kemi një ofertë shumë më të gjerë për të bashkëpunuar në funksion të rritjes ekonomike, të rritjes së punësimit, të hapjes dhe të integrimit. Po kështu për investimet. E tha Kryeministri, e tha Presidenti dhe po i marr Presidentit kohën që ai kurse. Është e pamundur që ne të atraktojmë investime të mëdha të huaja, në rast se nuk shikojmë se tregjet tona janë shumë të vogla dhe shumë të mbyllura. Serbia është sot me një pozicion lidershipi në rajon për investimet e huaja, por edhe për Serbinë ka ardhur një moment që është shumë e vogël për të pretenduar më shumë, ose aq herë më shumë, sa do duhet për t’ju përgjigjur sot njerëzve, jo për t’u thënë mbas 100 vjetëve do rroni më mirë. E pra, hapja dhe krijimi i mundësive për investitorët që të investojnë në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por tregun ta kenë të lirë, jo të mendojnë që po prodhoj këtu, por për të shkuar për të shitur prodhimet në anën tjetër më duhet të rri me mijëra vjet në doganë, në pritje.

Janë gjëra shumë të thjeshta, nuk po them asgjë që është e panjohur, thjesht kjo sot është shprehja e vullnetit për të çuar përpara një proces, të cilit tanimë i ka ardhur koha të implementohet. Viti 2021është objektivi ynë për të garantuar që ky rajon të jetë i hapur dhe në ndërkohë, patjetër, çështjet e hapura janë çështje që duhen zgjidhur, por edhe ky proces do të lehtësojë procesin e zgjidhjes së çështjeve të hapura, sepse, në fund të fundit, zhvillimi është ai që i bën më të lehta mendjet e njerëzve dhe i bën më të thjeshta komunikimet mes tyre. Shumë faleminderit!​

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te: 11/10/2019 07:29

    Kto dy shtete Kane hallin si e si te kene akses me detin Adriatik.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/10/2019 17:49

    Batakçi fundrrin vegël e të tjereve!

    Përgjigju
  • Shqip: 10/10/2019 15:47

    Tradhetare eshte kryeleshi yne . Ti bej shengen me Kosoven nje here por sa fitoi Albin Kurti vrap ne beograd me marre direktiva se ca duhet me ba. Shqiperia vuan se drejtohet nga tradhetaret e batakqijte.

    Përgjigju
  • dudi: 10/10/2019 13:41

    batakci, kloun, kabaretist demode mejhanesh, perberje amorfe shoqerore...etj! Si mund te harrohet e kaluara kur jane me mijera viktima civile shqipetare te zhdukura dhe disafish te aferm te gjalle te tyre, qe sdine ku ti vajtojne: bijin/bijen, vellaun/motren, nenen/baben! Si ste vjen turp, form e percudnuar sociale, te flasesh per te kaluaren e te tjereve, meqe se fut veten ke ta?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë