Minishengeni/ Kryeministria i përgjigjet Haradinajt: Kosova është e ftuar, ftesa iu dërgua Thaçit

Minishengeni/ Kryeministria i përgjigjet Haradinajt: Kosova është e ftuar, ftesa iu dërgua Thaçit

TIRANË- Kryeministria ka sqaruar se në takimin që do të zhvillohet në datat 21-22 dhjetor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ose siç njihet MiniShengeni, është e ftuar edhe Kosova.

Në përgjigje të akuzës së kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Kryeministria bëri me dije se për shkak se Kosova nuk ka ende në qeveri të krijuar, ftesa i është dërguar presidentit Hashim Thaçi.

"Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi", njofton Kryeministria.

Në Samitin e Ohrit që u mbaj më 10 nëntor, u vendos që takimi i radhës do të zhvillohet më 21 dhjetor në Durrës. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin