“Mini-Shengeni Ballkanik”, LSI: Rama përjashtoi Kosovën, sfidë Bashkimit Europian

“Mini-Shengeni Ballkanik”, LSI: Rama përjashtoi Kosovën, sfidë Bashkimit Europian

Përfaqësuesi i LSI-së, Viktor Tushaj, doli ditën e sotme në një reagim për mediat, ku kritikoi krijimin e “mini-Shengenit Ballkanik” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaevin.

Duke sjellë në vëmendje vendimin që pritet të merret me 17-18 tetor për negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së, Tushaj thotë se Rama zgjodhi që të bëhet marionetë e Aleksandër Vuçiç, dhe sipas tij, kjo po dëmton imazhin e Shqipërisë.

Po ashtu, përfaqësuesi i LSI-së, thotë se në projektin “bashkëpunimit” rajonal, Rama ka përjashtuar me vetëdije gjysma e Shqipërisë, Kosova.

Reagimi i plotë i LSI:

Vetëm një jave para se Edi Rama dhe Qeveria e tij të përballet me shuplakën e radhës nga Bashkimi Europian për shkak të keq-qeverisjes dhe korrupsionit galopant, kryeministri ynë zgjedh të bëhet pjesë e “mini-Shengenit Ballkanik”, me Serbinë si vendin lider.

Edi Rama zgjodhi të bëhet marionetë e Aleksandër Vuçiç, duke dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në dy pika thelbësore;

- E para: Ky i ashtuquajturi “mini-Shengen Ballkanik” është një sfidë e hapur për Bashkimin Europian, një reagim kapriçioz dhe i rrezikshëm i drejtuesve autokratikë rajonalë ndaj vlerave më të larta të demokracisë.

E dyta: Edi Rama pranoi hapur të bëhej pjesë e një “projekti bashkëpunim” rajonal, në të cilën, me vetëdije të plotë, u përjashtua gjysma e Shqipërisë-Kosova.

Qeveria dhe megafonët e saj e mbështesin “mini-Shengenin”, me argumentin se idea e tij është hedhur në Samitin e Berlinit, e organizuar nga Kancelarja Angela Merkel.

Ky qëndrim është një deformim i ulët i historisë së re ballkanike. Për këdo që ka njohuritë minimale nga diplomacia e viteve të fundit, Samiti i Berlinit i vitit 2014 sugjeroi krijimin e një Pakti Bashkëpunimi të të gjithë vendeve të Rajonit, nën prespektivën e Bashkimit Europian.

Shumë e thjeshtë-Gjermania sugjeroi që vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, të ndërtonin raporte bashkëpunimi me njëra-tjetrën, si forma e duhur për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Por, 5 vjet pas këtij projekti, Rama dhe Vuçiç, të vendosur përballë murit të Bashkimit Europian për shkak të problemev e me qeverisjen e tyre, vendosin të “bashkohen” me njëri-tjetrin, duke cënuar rëndë rrugëtimin drejt Unionit, si edhe duke përjashtuar, me vetëdije të plotë, Kosovën.

Edi Rama zgjodhi që, përpara Brukselit, të bashkohet me Serbinë, vendin kryesor aleat të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan.

Me Edi Ramën në krye, Shqipëria rrezikon të devijojë nga aleatët strategjikë ndërkombëtarë dhe të afrohet me vende që kërcënojnë vlerat e përbotshme demokratike.

Gjermania, pak kohë më parë, i dha fund marrësisë Rama-Vuçiç për ndryshimin e kujfive në Ballkan, një projekt ogur-zi që cënonte paqen delikate në rajonin tonë.

Tashmë, është radha e qytetarëve shqiptarë të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund marrisë së keq-qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/10/2019 14:14

    Jo mo intrgate? Jo mo ngatrrestare, jo mo sjpifda jo mo partia e hajduteve! Kosova nuk ka mbydhur akoma punet me serbet,jo mo jo mos fitni shkopij ner rrota mardhen jet me kosovet o te ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen