Ministeriali i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria e gatshme të shtojë kontributin në kufijtë juglindorë të Aleancës

Ministeriali i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria e gatshme të shtojë kontributin në kufijtë juglindorë të Aleancës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po merr pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 16-17 shkurt 2022.

Peleshi, theksoi qëndrimin e unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera Aleate se çdo vend është i lirë dhe ka të drejtën sovrane për të zgjedhur rrugën e vetë në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe orientimin e politikës së jashtme. Gjithashtu, ai përmendi rolin e Shqipërisë si bashkë-penë-mbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi çështjen e Ukrainës.

Më tej, ministri nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së solidaritetit dhe kohezionit që Aleanca duhet të tregojë gjithmonë, por veçanërisht në këtë moment. Ai nuk la pa përmendur dhe vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të Komandave Strategjike dhe strukturave të tjera të NATO-s, në mobilizimin dhe gatishmërinë e përhershme në ruajtje të kufijve të vendeve të Aleancës.

Për këtë, ministri Peleshi solli në vëmendje kontributet aktuale të vendit tonë në kuadër të Aleancës, si dhe vendimet më të fundit për mundësinë e shtimit të kontributit në kufijtë juglindorë të Aleancës, sipas modelit të Prezencës së Përforcuar të Përparuar në vendet Balltike (eFP). Për sa i përket zhvillimit dhe implementimit të kapaciteteve të Mbrojtjes, Peleshi rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e Zotimit për Investime në Mbrojtje që vendet anëtare morën në Samititn e Uellsit në 2014 për arritjen e buxhetit të Mbrojtjes deri në vitin 2024 në jo më pak se 2% të PBB.

Ndonëse kriza aktuale e shkaktuar nga dislokimi i forcave të mëdha ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës ka tërhequr vëmendjen e audiencës në mbarë botën dhe përbën një moment mjaft kulmor që pas Luftës së Ftohtë, në axhendën e këtij takimi do të diskutohen edhe çështje të tjera mjaft të rëndësishme si: Koncepti i ri Strategjik; Forcimi i deterrencës dhe mbrojtjes së Aleancës; Shpenzimet e Mbrojtjes; Ndarja e drejtë e barrës ndërmjet Aleatëve; Partneriteti NATO - BE; etj,.

Peleshi kërkoi që rajonit të Ballkanit t’i kushtohet vëmendja e duhur në hartimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 16/02/2022 18:28

    Hahahah tani qe do shtojme ndihmat ne do iki Putini , ndihmoni familjet qe nuk kane buke per femijet shtet legen lepiresat e qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!