Ministeriali i OSBE, Bushati në takimin
"përballja me sfidat e përbashkëta"
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e OSBE-së, me ftesë të Ministrit të Jashtëm Gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Potsdam, në Gjermani. Ministeriali i OSBE-së në Potsdam, me temë "Përballja me sfidat e përbashkëta" zhvillohet në një kohë kur siguria në kontinentin tonë po përballet me një serë sfidash.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e
OSBE-së, me ftesë të Ministrit të Jashtëm Gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Potsdam, në Gjermani. Ministeriali i OSBE-së në Potsdam, me temë "Përballja me sfidat e përbashkëta" zhvillohet në një kohë kur siguria në kontinentin tonë po përballet me një serë sfidash si, kriza në dhe përreth Ukrainës, problemeve në Transistria, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe krizat migratore, të cilat nxisin nevojën për më shumë dialog dhe bashkëpunim midis vendeve anëtare të OSBE-së.
Ministeriali adresoi çështje të forcimit të sigurisë, parandalimit dhe menaxhimit të krizave, luftës kundër terrorizimit dhe radikalizmit, për krijimin e një mjedisi më të mirë politik e social në rajonin në të cilin vepron organizata. Një çështje me rendësi, që gjeti trajtim në Ministerialin e OSBE-së, ishte edhe ajo e adresimit dhe përballimit të sfidave të paraqitura nga flukset e mëdha migratore në kontinentin tonë.
Ministri i Jashtëm Bushati, në fjalën e tij, evidentoi angazhimin dhe kontributin që jep Shqipëria për forcimin e paqes dhe sigurisë, në rajon, Evropë e më gjerë. Duke shprehur mirënjohjen për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në avancimin e mëtejshëm të rajonit tonë, ai u shpreh se “Kryesia gjermane e OSBE-së ka njohur rëndësinë e ndërlidhjes në tejkalimin e barrierave, ku agjenda e ndërlidhshmërisë në Ballkanin Perëndimor mund të shërbejë si shembull për rajonet e tjera të OSBE-së”.
“Procesi i Berlinit dhe agjenda e ndërlidhjes rajonale kane rezultuar të jetë një faktor kyç në forcimin e bashkëpunimit politik, ndërtimin e besimit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Ministri Bushati.
Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Ministri Bushati evidentoi se “Në Samitin e Parisit ne nënshkruam nismën e përbashkët për krijimin e një Zyre Rajonale te Bashkëpunimit Rinor (RYCO), në funksion të ndërtimit të urave të reja, përmirësimit të trendeve të bashkëpunimit në rajonin tonë, për të nxitur dialogun, mirëkuptimin dhe pajtimin mes të rinjve në një rajon ku më pak se dy dekada më parë ka pasur luftë”.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2549
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15