Ministeriali Rajonal, Kodheli: Ujra
të turbullta do ketë, të krijojmë ura!

Ministeriali Rajonal, Kodheli: Ujra<br />të turbullta do ketë, të krijojmë ura!
Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, nga Mali i Zi ku mori pjesë në Ministerialin Gjithëpërfshirës Rajonal komentoi dhunën në ndeshjen e djeshme Serbi-Shqipëri. Për ministren Kodheli, ujra të turbullta siç i cilësoi ajo trazirat e djeshme do të ketë gjithnjë por e rëndësishme sipas saj është ndërtimi i urave lidhëse për të tejkaluar këto vështirësi.

Dhe për ministren Kodheli, urat më të mira janë muzika dhe sporti.

“Kur isha e vogël isha fanse e një këngëtari të quajtur Paul Sajmon dhe ai ka një këngë të famshme, “Ura mbi ujra të turbullta”. Dhe meqë më pyesni mua, unë them se do ketë gjithnjë ujra të turbullta, por e rëndësishme është të ndërtojmë ura. Dhe muzika e sporti janë urat më të mira që mund të ndërtojmë.” tha Kodheli

Deklaratat ministrja e mbrojtjes i bëri nga Mali i Zi, ku gjatë takimit të Ministerialit Gjithëpërfshirës Rajonal, në kuadër të Kartës së Adriatikut, SHBA- dhe A5. 
Temat kryesore në këtë takim ishin projektet e përbashkëta të vendeve të Kartës së Adriatikut në luftën në Siri, nga e ashtuquajtura ISIS, prblematikat që I takojnë cështjes së Ukrainës apo lufta në Afganistan.

Me kryesimin Shqiptar të kësaj nisme, Ministrja e Kodheli është shprehur se ky ministerial është edhe një tranpolinë për vendet ballkanase që aspirojnë të jenë anëtare në NATO.

Takimi do të zgjasë dy ditë, teksa ministeriali do të diskutojë mbi mënyrat e bashkëpunimit në buxhet, infrastrukturë ushtarake apo trajnimet që do të kryhen në kuadër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e ballkanit pikë së pari dhe në dhënien e kontributit të tyre të njehsuar, në problematikat më të mprehta të tanishme si ato në Siri.

Në fund të këtij takimi të pranishmit dolën me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës shprehën vendosmërinë e tyre për të inkurajuar paqen, stabilitetin, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatët strategjikë, si në aspektin politik ashtu dhe në fushën e Mbrojtjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim