Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut/ Xhaçka takon zyrtaren amerikane

Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut/ Xhaçka takon zyrtaren amerikane

SHBA- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper.

Ky takim vjen në kuadër të ministerialit të SHBA-Karta e Adriatikut , nga ku është takuar edhe me homologë të vendeve fqinje. Në postimin e saj në rrjete sociale, Xhaçka ka veçuar takimin me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper, homologun në Kosovë ku e ka falenderuar për ndihmën pas tërmetit dhe ministren e Mbrojtjes nga Bosnje dhe Hercegovina.

"Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut është një mundësi e shkëlqyer edhe për takime dypalëshe me kolegët e vendeve anëtare dhe vëzhguese.

Me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper diskutuam për marrëdhënien e shkëlqyer mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe mundësinë e angazhimit të vendit tonë në misionin e NATO-s në Irak. Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Rrustem Berisha e falenderova për ndihmën e menjëhershme dhe të paçmuar të FSK pas tërmetit te 26 nëntorit. Me homologen nga Bosnje dhe Hercegovina, Marina Pendeš ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë", shkruan Xhaçka.

Postimi i plotë i ministres Olta Xhaçka

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët