Ministi, Hipotekave: Kush vonon
regjistrimin, ikën nga puna!

Ministi, Hipotekave: Kush vonon <br />regjistrimin, ikën nga puna!
TIRANE - Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, në një takim me drejtuesit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vend, ka kërkuar llogari dhe paralajmëruar njëkohësisht për largime nga puna.

“Çdo vonesë në përmbushjen e detyrave nga çdo zyrë do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi”, u shpreh ministri. Halimi tha se regjistri dixhital i tokës do të bëhet shumë shpejt realitet dhe se mbetet një reformë mjaft e rëndësishme në këtë fushë.

Kohët e fundit, grupe të interesit dhe ndërkombëtarët kanë lëshuar kritika të forta ndaj Qeverisë për mosplotësimin e programit të premtuar për zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronësisë në Shqipëri.

Përfaqësues të ish-pronarëve deklaruan se ata nuk e shohin qeverinë aktuale dhe PD si përfaqësuese të interesave të tyre, duke shpallur paraprakisht aderimin e tyre me programin e partive të reja të djathta, që mund të krijohen. Kjo ka vënë në lëvizje qeverinë, për të penguar largimin e votave popullore për mazhorancën.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit